Vitrina e librit shpaloset me çmime dhe promovime të reja
2024-04-15 10:46:09

Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024” me librin “Kur Sunduesit Grinden”- foto gazeta Express

Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024” me librin “Kur Sunduesit Grinden”- foto gazeta Express

Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024” me librin “Kur Sunduesit Grinden”Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është shpallur kandidat për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”, me librin e tij “Kur sunduesit grinden”.  Ky roman u vlerësua nga juria, e cila e e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, duke e cilësuar një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj. “Kur Sunduesit Grinden” është botuar në vitin 2018 në shqip dhe bën fjalë për misterin e telefonatës Stalin-Pasternak, njëri udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe tjetri shkrimtari më i famshëm i tij. Kjo telefonatë është ritreguar nga disa pikëpamje dhe shumë studiues aludojnë se në rolet specifike shkrimtari ka fshehur vetë marrëdhënien me pushtetarët.

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për veprën “Apostulli”-foto QKL

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për veprën “Apostulli”-foto QKL

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për veprën “Apostulli”

Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Lumo Skëndo”, ku si vepra më e mirë në publicistikë dhe eseistikë u përzgjodh “Fan Noli- Apostull” i gazetarit e studiuesit Ilir Ikonomi. Vlerësimi për veprën më të mirë në publicistikën dhe eseistikën shqiptare iu dorëzua gjatë ceremonisë së mbajtur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku të pranishëm ishin figura të letërsisë por edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mes 10 kandidaturash, juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj përzgjodhi librin “Fan Noli -Apostull” të studiuesit e gazetarit, me motivacionin “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”. Pasi mori ccmimin Ikonomi rrëfeu edhe disa detaje të miqësisë së shkurtër që ka zbuluar përgjatë studimit të tij mes Fan Nolit dhe Mit'hat Frashërit.

Ndahen  çmimet letrare “At Zef Pllumi 2024” - foto ObserverKult

Ndahen  çmimet letrare “At Zef Pllumi 2024” - foto ObserverKult

Ndahen  çmimet letrare “At Zef Pllumi 2024”

Shkrimtarët Preç Zogaj e Bashkim Shehu si dhe publicisti Shaban Murati u shpallën fitues të edicionit të 8-të të konkursit "At Zef Pllumi" që u mbajt në Lezhë. I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe personalitete të artit dhe letersisë shqipe të cilët vlersuan këtë event që i dedikohet At Zef Pllumit. Munguan në ceremoni, Preç Zogaj dhe Bashkim Shehu, ndaj çmimet në prozë, në emer të tyre i tërhoqën familjarët, ndërsa Shaban Murati e tërhoqi vetë cmimin në publicistikë.  Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlerësoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin.Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.

Poeti dhe p毛rkthyesi Petro 脟erkezi promovon 3 libra- foto QKL

Poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi promovon 3 libra- foto QKL

Poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi promovon 3 libra

Poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi ka promovuar dy vëllimet e tij të fundit poetike “Qiell barok melankolie” dhe “Ti më këshillon të blej një bilbil” dhe përkthimin e autorit turko-qipriot, Mehmet Jasini, “Engjëj hakmarrës”.  Poeti Aleksandër Çipa vuri në dukje rolin e Çerkezit në modernitetit e poezisë shqipe në fundin e viteve 70, çka sipas tij e tejkalonte perimetrin kulturor të Shqipërisë së kohës.Poetja Natasha Lako foli për librin e Mehmet Jasinit dhe karakteritstiklat që e shënjojnë atë.  Librat e Çekrezit sipas njohësve të letërsisë së tij, shënohet nga individualiteti dhe po aq edhe nga njohja e letërsisë helene, një pjesë të së cilës e solli në shqip.

Biblioteka Publike Marin Barleti ne Shkoder - foto Facebook Biblioteka Marin Barleti.jpg

Biblioteka Publike Marin Barleti në Shkodër - foto Facebook Biblioteka Marin Barleti

Biblioteka e Shkodrës “Marin Barleti” nismë për dhurimin e librave

Nën moton “Dhuro një libër, dhuro një copëz Shqipëri”, Biblioteka e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” ka ndërmarrë një nismë për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali, të cilët po mësojnë gjuhën shqipe. Koleksionet e çmuara që ka biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër e kanë kthyer atë në një qendër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave humane dhe filologjike. Bazuar në fondin e librave në gjuhën shqipe, në fondin e periodikut, në bibliotekën e fëmijëve si dhe në mjetet e kërkimit, biblioteka është kthyer në një qendër promovimi dhe garantimi të edukimit të vazhdueshëm të qytetarëve. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se “këta fëmijë, kanë mundësi të jenë pjesë e shkollës shqipe “Migjeni” në Fano, Itali, e cila nuk ka një bibliotekë të librit në gjuhën shqipe”.

“Të gjithë mund të ndihmojmë fëmijët shqiptarë të kësaj shkolle, të cilët duan aq shumë të mësojnë gjuhën amtare, duke dhuruar libra të rinj ose të përdorur pranë bibliotekës “Marin Barleti””, theksoi Beci. Kryebashkiaku Beci u shpreh se “të dhurosh një libër është si të dhurosh një botë të tërë”. “Të ndihmojmë për të përçuar më tej gjuhën tonë të bukur shqipe”, tha Beci.

Promovohet libri “Kabatë me gërnetë e violinë” i studiuesit Vasil S. Tole- foto ATSH

Promovohet libri “Kabatë me gërnetë e violinë” i studiuesit Vasil S.Tole - foto ATSH

Promovohet libri “Kabatë me gërnetë e violinë” i studiuesit Vasil S. Tole

Akademia e Shkencave bashkë me Orkestrën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore promovuan librin ‘’Kabatë me gërnetë dhe violinë’’ të akademikut të shquar Vasil S. Tole. Aktiviteti u zhvillua në Teatrin e Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe të instrumentistëve dhe pati karakter të dyfishtë, promovues dhe kulturor.

“Kabatë me gërnetë dhe violinë” është konceptuar nga autori si një përmbledhje dhe dokumentim i trashëgimisë së mjeshtrave më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë gjini muzikore. Libri është konceptuar si një antologji e mjeshtrave më të mëdhenj të kësaj muzike, të cilët kanë krijuar identitetin shqiptar në muzikë. Libri është multifunskional, pasi shërben edhe si guidë, edhe si libër studimor, në mënyrë të veçantë për dokumentim. Në libër janë të dokumentuara 30 kabatë më të mira në klarinetë e violinë. Vepra vjen me një risi: të gjithë dashamirësit e kabasë, përmes një kodi skanimi, do të kenë mundësi të njihen me të gjitha krijimtaritë e autorëve në libër përmes platformës youtube.

Neritana Kraja