Një shtetat kinez i vrarë dhe një tjetër i plagosur në incidentin e Sidnit.
2024-04-15 15:39:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një shtetas kinez u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur, në sulmin me armë në Sidni të shtunën, konfirmoi për Grupin Mediatik të Kinës, Konsulli i Përgjithshëm në Sidni. Konsulli i Kinës shprehu ngushëllimet dhe keqardhjen për incidentin. Ai tha se ka kontaktuar familjet e shtetasve kinezë që humbën jetën dhe u plagosën. Ai do të mbajë komunikim me ta dhe departamentet e duhura kineze dhe australiane, për të ndjekur çështjen.

Gjashtë njerëz mbetën të vrarë, pas sulmit në një qendër tregëtare në Bondi Junction në Sidni. Policia lokale tha se agresori, 40-vjeçari Joel Cauchi nga Queensland, ishte i njohur për autoritetet në New South Wales (NSW) dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e emergjencës u thirrën në qendrën tregëtare të shtunën pasdite, pas raportimeve se shumë njerëz ishin gjuajtur me armë, përpara se një polic në vendngjarje të qëllonte për vdekje Cauchin.