Konflikte në Detin e Kinës Jugore
2024-04-15 23:11:33

Prej dekadash Kina dhe Filipinet janë në konflikt të hapur për shkak të kontrollit të hapësirës në Detin e Kinës Jugore. 

Foto:VCG

Stërvitje të përbashkëta ShBA-Australi-Filipine-Australi në Detin e Kinës Jugore(Foto:VCG)

Historikisht kjo zonë detare i përket Kinës që në shekullin e dytë, para gati 1900 vitesh. Nga pikëpamja e nevojave aktuale ajo veçon faktin se hapësira detare e Detit të Kinës Jugore është nevojë jetike për qarkullimin e mallrave të eksport-importit kinez, të cilat kanë një volum të qarkullimit të mallrave më të madhin në botë. Kina është eksportuesja e dytë më e madhe e mallrave dhe qarkullimi i tyre vetëm në këtë hapësirë detare kap shumën prej 3 bilion dollarësh amerikanë. Për këtë arsye kjo hapësirë detare e qarkullimit të mallrave konsiderohet edhe si autostrada detare e Kinës.

Por në hapësirën e Detit të Kinës Jugore ka shumë ishuj të vegjël, shumica të pabanueshëm, të cilët i pretendojnë disa shtete të tjera të rajonit. Aktualisht janë Filipinet në konflikt të hapur në pretendim të këtyre ishujve. Historia e konfliktit kino-filipinas është shumë interesante.  Filipinet pushtuan në vitin 1970 një ishull të quajtur Thitu (Pagasa) me një sipërfaqe preh 32 hektarësh dhe dëbuan prej tij 200 banorët kinezë të saj. Pushtuan dhe shtatë ishuj të tjerë. Prej asaj kohe ajo ka stacionuar një numër ushtarakësh dhe mban të pushtuar ishujt West York, Northeast Cay, Nanshan dhe Loaita. Megjithatë pjesën dërmuese të ishujve dhe të sipërfaqes së Detit të Kinës Jugore e kontrollon Pekini.

Foto:VCG

Roja detare kineze dëbon anijen filipinase që hyri ilegalisht në ujërat e Detit të Kinës Jugore, 23 mars 2024(Foto:VCG)

Ndërkohë autoritetet filipinase janë ankuar vazhdimisht, se ato ndjehen të kërcënuara nga ana e forcave të armatosura të Republikës Popullore të Kinës për shkak të këtij pushtimi. Me këtë pretendim lidhën marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak me SHBA-të dhe prej vitit 1991 zhvillohen çdo vit manovra ushtarake të përbashkëta të emërtuara “Krah për krah”, duke dëshmuar kësisoj solidaritet midis tyre kundër mundësisë së intervenimit ushtarak të shtetit kinez.  Megjithatë rastet konfliktuale nuk janë ndalur. Përplasja ka qenë e shumëllojshme, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe atë të tregtisë, peshkimit etj. Ndërkohë grindjet vazhdojnë për zonën ekonomike të pasur jo vetëm me prodhime deti, por edhe me pasuri nëntokësore, sidomos në fushën e energjisë.

Rastet e përplasjeve midis dy shteteve janë shtuar sidomos pas vitit 1999. Mund të përmenden ato të vitit 2012 ose 2016, si dhe të dhjetorit të kaluar, deri në ditët e sotme. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar shefi i diplomacisë kineze  paralajmëroi se marrëdhëniet midis Kinës dhe Filipineve janë në nivelin e paralizës. Prej kësaj kohe përplasjet vazhdojnë. Por duket se prezenca amerikane në Detin e Kinës Jugore vetëm se i ka acaruar marrëdhëniet e këtyre dy vendeve dhe shton rrezikun e një konflikti. Megjithatë autoritetet kineze nuk kanë përdorur dhunë shpërporcionale për pushtimin e ishullit. Ushtria kineze është e pranishme në zonën detare në fjalë për të garantuar veprimtarinë tregtare e në peshkim të vendit, por në përgjithësi sjelljet e saj janë të matura dhe në mbrojtje të së drejtës detare të saj.

Megjithatë, në politikën kineze dhe sjelljet e saj mungon arroganca dhe sjellja prej padroni, karakteristikë kjo tipike për disa prej fuqive të mëdha të kohëve të sotme. Në fakt shumicës dërmuese të Fuqive të Mëdha ju ka munguar maturia e tipit kinez gjatë dy shekujve të fundit. Sa i përket zonës në fjalë, sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillari Clinton e patin shpallur atë në vitin 2012 si sferë të interesit jetik amerikan. Kurse Departamenti i Shtetit në Uashington shprehet për ngjarjet e fundit për atë si “për kërcënim të paqes e stabilitetit nga ana e Kinës në rajon”! Retorika e akuzave, sikur Kina është problemi dhe synon konflikte e luftëra në rajon, deri tani nuk është konfirmuar në asnjë rast.

Foto:VCG

Foto:VCG

Megjithatë Republika Popullore e Kinës është aty prej dy mijë vitesh, shumë kohë para sesa të rigjallërohen orekset filipinase, si dhe të disa shteteve të tjera të rajonit. Para vitit 1970, kur Filipinet pushtuan disa ishuj, nuk kishte incidente ose ngjarje konfliktuale. Ndaj dhe duhet thënë se sa më shumë forcohet shteti e kombi kinez, aq më shumë bëhen ndërhyrje për ta nxit atë në konflikte ushtarake me fqinjët. Filipinet është rasti më ekstrem, krahas Tajvanit. Këto janë dy pikat e nxehta me të cilat rivalët e Kinës përpiqen të kenë sukses në zgjerimin e konfliktit në Azinë Lindore e Jugore. Në këto kushte autoritetet kineze qëndrojnë në një lloj ekuilibri dhe janë të kujdesshëm që të mos japin asnjë shkas për konflikt. Madje ato kanë mundur të përballojnë me sukses edhe presionet e gjithëllojshme, të cilat Pekini shumicën e rasteve i trajton si provokime për konflikt.

E kam thënë dhe herë të tjera. Kina nuk duhet shtyrë në konflikte, qofshin këto të karakterit lokal. Bota është e mbushur plot me konflikte të tilla sot. Nëse hyjnë në konflikte të natyrave të tilla edhe vende e kombe si Kina, Turqia apo ndonjë tjetër vend tipik asnjanës në zhvillimet e sotme ndërkombëtare, atëherë Lufta e Tretë Botërore do të ishte e pashmangshme.