Influencuesit e huaj të internetit nisin një udhëtim digjital në Xi'an
2024-04-15 16:49:42

Forumi Digjital "Zhvillimi i Rrugës së Mëndafshit", organizuar nga Konferenca Botërore e Internetit, me mbështetjen e Qeverisë Popullore të provincës Shaanxi, është planifikuar të zhvillohet në Xi'an më 16 prill. 

Tema e forumit është "Lidhjet dixhitale shkëlqejnë Rrugën e mëndafshit" Influencuesit e huaj të internetit "Udhëtim në Shaanxi" u bënë sëbashku nga Kroacia, Guatemala, Pakistani, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar në Xi'an, për një udhëtim digjital përgjatë Rrugës së Mëndafshit më 13 prill. Qëllimi i veprimtarisë ishte të ndriçonte një dritë në Xi'anin e ri dixhital, dhe të ndante vitalitetin dhe hartën digjitale të Rrugës së Mëndafshit, me një publik botëror.

Influencuesit vizitues, bënë ndalimin e parë të tyre në Qinhuanyuan Comprehensive Service Center, ku mësuan rreth industrializimit të arritjeve shkencore e teknologjike të Shanxit, për të krijuar një ide të përgjithshme për rolin e Qinhuanyuan, në nxitjen e zhvillimit ekonomik rajonal dhe arritjeve të Shanxit, inovacionet shkencore e teknologjike dhe përmirësimin e industrisë.