Panairi i 135-të i Guangzhou-t shfaq gjallërinë e tregtisë së jashtme të Kinës
2024-04-15 14:14:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Panairi i 135-të i Import-Eksportit i Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Guangzhou-t ose Panairi i Kantonit, u hap të hënën në Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore. 

Edicioni pranveror i këtij viti i Panairit të Guangzhou-t zë një sipërfaqe ekspozimi prej 1.55 milion metrash katrorë, duke shënuar rekord të ri në historinë e panairit. 28 600 kompani marrin pjesë në seksionin e eksportit dhe 680 kompani në seksionin e importit. 

Sipas të dhënave përkatëse, pjesëmarrja e kompanive amerikane në panair u shtua me 21.4 %, e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me 13 %, e vendeve të Lindjes së Mesme me 24.7 %, e vendeve të nismës "Një brez, një rrugë" 15.5 % dhe e vendeve pjesëmarrëse në Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) 15.5 %. 

Krahas këtyre, panairi ka krijuar për herë të parë një zonë pilot të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe zonë paraqitjeje të magazinës jashtë vendit, me një sipërfaqe 3 000 metra katrorë. 

Panairi i Kantonit zhvillohet një herë në dy vjetët në dy edicione, në pranverë dhe në vjeshtë. Kjo është ekspozita më e madhe gjithëpërfshirëse tregtare e Kinës dhe përbën një nga veprimtaritë më madhështore në kalendarin e tregtisë globale. Që nga fillimi i tij në vitin 1957, panairi ka tërhequr mbi 9.3 milionë vizitorë të huaj dhe ka vendosur marrëdhënie  partneriteti me 195 partnerë globalë. (Fani)