I dërguari kinez kërkon vetëpërmbajtje, gjatë diskutimit në OKB-së mbi tensionin Iran-Izrael
2024-04-15 11:45:52

Një i dërguar kinez u bëri thirrje të gjitha palëve përkatëse që të "vetëpërmbahen maksimalisht dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm" të sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit në një sesion urgjent, të organizuar të dielën nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Foto:VCG

Mbledhje në Këshillin e Sigurimit, 14 prill 2024(Foto:VCG)

Që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës, komuniteti ndërkombëtar jo vetëm që e konsideron të papranueshme këtë fatkeqësi humanitare, por gjithashtu kërkon me forcë një armëpushim të menjëhershëm, tha Dai Bing, I Ngarkuari me Punën e Misionit të Përhershëm të Kinës në OKB.

Në të njëjtën kohë, ka shqetësim të thellë për përkeqësimin e tensionit rajonal dhe efektet komplekse dhe serioze të shkaktuara nga konflikti i zgjatur, tha Dai.

Më 1 prill, ndërtesa e konsullatës së Iranit në Siri pësoi një sulmi ajror, duke shkaktuar viktima të shumta të personelit iranian dhe dëmtime të rënda të ambientit. Incidenti përbën një shkelje serioze të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar, duke shkelur sovranitetin sirian dhe iranian, me ndikime jashtëzakonisht negative, tha z. Dai.

Përshkallëzimi i ngjarjeve që ndodhën të shtunën ka shkaktuar "shqetësim të thella" të Kinës, tha ai, duke shtuar se qeveria kineze u bën thirrje "të gjitha palëve të përfshira të ushtrojnë përmbajtje dhe qetësi maksimale, të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe divergjencat në përputhje me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit”.

Foto:VCG

I dërguari kinez z. Dai Bing në mbledhje(Foto:VCG)

Përshkallëzimi i fundit i situatës nënvizon edhe një herë se çështja palestineze qëndron në thelb të problemit të Lindjes së Mesme, i cili është vendimtar për paqen, stabilitetin dhe lulëzimin afatgjatë të rajonit, vuri në dukje i dërguari kinez.

Ai tha se lejimi i vazhdimit të pakontrolluar të konfliktit të Gazës, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në efekte të mëtejshme negative, dhe do të përkeqësojë paqëndrueshmërinë në rajon. Vendet dhe njerëzit në Lindjen e Mesme, as nuk shpresojnë dhe as nuk mund të përballojnë konflikte dhe luftëra në shkallë më të gjerë.

“Prandaj, prioriteti i menjëhershëm është zbatimi efektiv i Rezolutës 2728 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe arritja e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë”, tha z. Dai. "Zgjidhja themelore qëndron në zbatimin gjithëpërfshirës të zgjidhjes me dy shtete, për të dalë nga rrethi vicioz i konfliktit izraelito-palestinez. Kina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve me ndikim, të luajnë një rol konstruktiv në ruajtjen e paqes rajonale dhe stabilitetit”.

Foto:VCG

Banorë iranianë në rrugë për të shprehur mbështetje ndaj sulmit kundër Izraelit, 14 prill 2024(Foto:VCG)

Seanca urgjente u mbajt me kërkesë të Izraelit, në një kohë kur qeveria izraelite po mendon nëse do të nisë një kundërsulm ndaj Iranit.

Sulmi i Iranit tregoi vendosmërinë e tij strategjike dhe ushtroi presion ushtarak mbi Izraelin, por Teherani ka shpallur publikisht ndërprerjen e veprimeve ushtarake pas këtij raundi sulmesh, tha për Grupin Mediatik të Kinës  Wang Jin, Drejtor i Qendrës Kërkimore të Izraelit në Universitetin Veriperëndimor të Kinës.

Duke pasur parasysh se Izraeli nuk ka pësuar humbje të konsiderueshme njerëzore, gjasat e përshkallëzimit të mëtejshëm midis Izraelit dhe Iranit janë "relativisht të kufizuara", tha ai.

Foto:VCG

Ndërtesa e konsullatës iraniane në Siri pas sulmit ajror izraelit(Foto:VCG)

Përveç këtyre, ShBA-ja “dëshiron fort” të shmangë përshkallëzimin e situatës pasi nuk ka kryer hakmarrje ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit ose aleatëve të tij rajonalë, edhe pse se ka ndihmuar Izraelin në mbrojtjet nga raketat dhe dronët iranianë, dhe gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar për më shumë ndërmjetësim dhe koordinim, duke synuar parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon, tha Wang.

Prandaj, gjasat e përshkallëzimit të konfliktit në të ardhmen janë ndoshta relativisht të ulëta, por nuk mund të përjashtohet që faktorë të tjerë të pasigurt, mund të kontribuojnë në përshkallëzimin dhe përhapjen e mëtejshme të konfliktit, shtoi ai. (Zhang Yan/Elona)