Xinhua
Kina do të promovojë me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme dhe do të mirëpresë sipërmarrjet globale për të investuar në vend dhe për të ndarë së bashku mundësitë e rritjes së biznesit, tha një zyrtar i lartë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së Katërt Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit të Kinës në Haikou, kryeqendra e provincës ishullore jugore të Hainan, që do të zgjasë deri më 18 prill, njofton “China Daily”.
Mbi 4000 marka nga 71 vende dhe rajone marrin pjesë në ekspozitë këtë vit, duke shënuar një rekord të lartë.
Xinhua
“Kina është tregu i konsumit me potencialin më të madh të rritjes në botë dhe ka qëndrueshmëri të fortë dhe baza të pandryshuara të rritjes afatgjatë”,- deklaroi gjatë ceremonisë së hapjes Sheng Qiuping, zëvendësministri i Tregtisë. (Fatosi)
Xinhua
Xinhua