Olaf Scholz mbërrin në Chongqing në vizitën e tij të dytë zyrtare në Kinë
2024-04-14 16:25:56

Të dielën, kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti në qytetin Chongqing të Kinës Jugperëndimore në nisje të një vizite zyrtare.

Kjo është hera e dytë që Olaf Scholz vjen në Kinë që nga zgjedhja e tij si kancelar gjerman. Ai është gjithashtu lideri i parë i vendeve kryesore perëndimore që viziton Kinën në 2024-ën.

Në këtë vizitë Olaf Sholz shoqërohet nga 3 ministra të kabinetit gjerman, Mjedisit, Bujqësisë dhe Transportit. Gjithashtu në delegacion janë edhe krerë nga sipërmarrjet "Siemens", "BMW", "Mercedes-Benz" etj., të cilët mbërritën nga Gjermania në Kinë së bashku me kancelarin Olaf Scholz. (Fani)