Arilena Ara dhe Young Zerka në duet me “Bukuroshe”
2024-04-14 10:40:56

Arilena Ara & Young Zerka (Foto nga instagrami)

Spektakli muzikor “X Factor Albania” ka bashkuar këngëtarët  Arilena Ara dhe Young Zerkën në një këngë, e cila pritet të bëhet ‘hit’ i kësaj vere. Ata ndajnë një eksperiencë mjaft të bukur në spektaklin e talenteve të reja “X Factor Albania”, dhe dyshja përveç tryezës së jurisë ku janë kundërshtarë, duket se janë bashkëpunëtorë shumë të mirë në muzikë.  Dy artistët kanë prezantuar këngën e re “Bukuroshe”. Kënga u publikua si fillim në “Spotify” e më pas në spektaklin “X Factor Albania”, duke bërë për vete gjithë publikun.

Drake në koncert me flamurin shqiptar (Foto nga tik-tok)

Artisti i famshëm botëror Drake valëvit flamurin shqiptar në koncert

Ka qenë një moment në një koncert të artistit të Drake, që është bërë menjëherë viral në ‘Tik-Tok’. Reperi i njohur kanadez, ka marrë në duar flamurin shqiptar, duke dëshmuar respektin që ka për shqiptarët. Ndërsa Drake po përformonte në skenën gjigante, adhurues të shumtë që po brohorisnin për këngët e tij, njëri prej tyre ndërsa valviste flamurin shqiptar, e hedh atë në skenën ku po interpretonte Dreke. Ai u ul e mori në duart dhe filloi ta valëviste flamurin shqiptar, përpara të gjithë adhuruesve të tij. Kjo nuk është hera e parë që Drake tregon respektin e tij ndaj shqiptarëve, pasi në këngën e tij “Polar Opposites”, ai veshi një xhaketë të kuqe me shqiponjën dy krenare. Drake është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në botë dhe këngët e tij kanë thyer një mjaft rekorde botërore.

Ermal Fejzullahu (Foto nga instagrami)

MC Kresha (foto nga instagrami)

Ermal Fejzullahu dhe MC Kresha sjellin “Nostalgjia”, në një version të ri

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka rikthyer një nga hitet e tij më të njohura, këngën “Nostalgjia”. Këtë herë ai këtë projekt e ka sjellë në një version ndryshe, në bashkëpunim me MC Kreshën. Kënga është realizuar në studion e Rzon, i cili është njëkohësisht edhe  producenti i kënsaj kënge. Selici prej tyre ka interpretuar sipas  zhanrit të tij, duke dalë në fund kënga shumë më ndryshe se herën e parë. Ky projekt muzikor është tashmë në kanalin YouTube. Të dy këngëtarët kanë bashkë edhe këngë të tjera, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.  Pritet që edhe ky version i ri i këngës “Nostalgji” të ketë suksesin e merituar.

Sava Lena