Xi uron Peter Pellegrini-n për zgjedhjen si president i Sllovakisë
2024-04-13 16:30:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping uroi Peter Pellegrini-n për zgjedhjen në postin e presidentit të Sllovakisë. 

Në mesazh, presidenti Xi Jinping thotë se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Sllovakisë është forcuar me kalimin e kohës. Vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur një prirje të mirë zhvillimi dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka një perspektivë të gjerë. 

"Ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Sllovakisë, duke sjellë mundësi të reja dhe të rëndësishme për zhvillimin e raporteve dypalëshe. Unë i kushtoj një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Sllovaki, jam i gatshëm të punoj me Pellegrini-n për të thelluar miqësinë tradicionale dhe besimin e ndërsjellë politik mes dy vendeve, për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në nismën "Një brez, një rrugë" dhe atë mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore, duke i çuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel më të lartë dhe sjellë përfitime për dy popujt." - thotë presidenti kinez në mesazh. (Fani)