Alesia Balliu, juristja që po shkruan histori
2024-04-12 11:09:57

Alesia Balliu është një avokate e njohur, e cila pas diplomimit në vitin 2017 përfundoi ciklin e studimeve të saj me titullin "Master i Shkencave në të Drejtën Publike Ndërkombëtare në profil penal". Ndërsa në vitin 2020 përfundoi Shkollën e Avokatisë.

Alesia Balliu ( foto facebook)

Alesia Balliu ( foto facebook)

Nga viti 2020, Alesia angazhohet në publikimin e artikujve të ndryshëm, veçanërisht në fushën ligjore, të botuar në gazeta si Panorama, Mapo etj. Ajo botoi së fundmi librin e parë me titull "Tabula Rasa: Paqëndrueshmëria e Institucioneve Shqiptare", një punë që reflekton përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë dhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e vendit. Ajo ka një kontribut të gjerë në fushën e hulumtimit shkencor, duke botuar artikuj shkencorë dhe duke marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit.  Fokusi i saj i hulumtimit përqendrohet kryesisht në çështjet ligjore, duke përfshirë rendin, drejtën publike, penale, antikorrupsionin, terrorizmin, institucionalizmin dhe konstitucionalizmin.

CMG:  Ju sot jeni një juriste e njohur, gjithnjë keni dashur të keni suksesin që sot po refelktoni?

Alesia Balliu: Mund të thoja lehtësisht që kjo ëndërr ka zënë fill qysh në fëmijërinë time dhe e kam dashur këtë punë dhe këtë jetë kështu si tani jam dhe në pikën në të cilën ndodhem. Patjetër që edhe fati luan rolin e vet, por mbi të gjitha vullneti koha dhe përkushtimi.

CMG: Jurisprudenca ka qenë zgjedhje e juaja?

Alesia Balliu: Ka qenë një zgjedhje personale. Babai im ka insistuar për degën e historisë, por unë nuk e doja atë degë dhe u përpoqa që të largohem për të përfunduar më pas drejt juridikut, si një degë e ndërmjetme, e cila mua më është përshtatur si duhet në karakterin dhe idealet e mia si qytetare.

CMG: Karriera dhe familja si arrihet kjo balancë?

Alesia Balliu ( foto facebook)

Alesia Balliu ( foto facebook)

Alesia Balliu: Arrihet me pak vështirësi, sepse një grua e cila ka një ide të qartë për t’ia dalë në jetë do të luftojë shumë për t’i marrë gjërat e saj. Andaj, koha është më e kufizuar pasi një grua duhet të bëjë disa gjëra njëherësh. Gratë shqiptare janë edhe më të sfiduara pavarësisht se kanë filluar të duan të jenë të pavarura dhe me të drejtë fjale. Balanca në realitetin shqiptar do pak kohë derisa të arrihet.

CMG: Kush ju ka qëndruar pranë në momentet tuaja më të vështira?

Alesia Balliu: Mendoj se një nga gjërat që më ka ndihmuar shumë të arrij aty ku dua dhe më ka qëndruar pranë ka qenë vetja ime dhe synimet që unë i vendos vetes, të cilat janë të pathyeshme. Patjetër që edhe familja, por mbi të gjitha unë me karakterin tim i cili asnjëherë nuk më ka lejuar që të jem duke u rrëzuar.

CMG: Çfarë mësimesh të ka dhënë jeta?

Alesia Balliu: Jeta më ka dhënë shumë mësime dhe ne mësojmë çdo gjë nga çdo sekondë të diçkaje, e cila në dukje mund të na jetë dukur e pamundur, por shumë shpejt është bërë e mundur. Unë gjykoj që jetës duhet t’i qëndrojmë përballë me të gjitha sfidat  e saj në dukje të pakalueshme.

CMG: Cili është tipari që e bën një njeri krenar?

Alesia Balliu: Jeta nuk mund të shihet kurrë në të njëjtin këndvështrim dhe çdo njeri ka aspektin e vet të të menduarit. Se çfarë e bën krenar, mund të jenë arritje personale, profesionale dhe çdo gjë tjetër. Duke mos e parë në këndvështrim të njëjtë nuk kemi një standard unik lumturie.

CMG:  A ka momente dobësie në jetën e një juristeje dhe ku ju gjejmë ne këto momente?

Alesia Balliu e ftuar tek Rudina Tv Klan ( foto personale)

Alesia Balliu e ftuar tek Rudina Tv Klan ( foto personale)

Alesia Balliu: Shpesh ne futemi në një labirint, i cili duket pa zgjidhje, me qindra enigma të cilat të fusin në mendime dhe ndoshta kërkojnë shpesh zgjidhje, por unë vrapoj në ato momente dhe shpëtimin tim e gjej tek leximi. Nëse njeriu kërkon të rrisë veten ka çfarë jep për të tjerët.

CMG: Ju keni publikuar librin ‘Tabula Rasa’, çfarë përmban ai libër?

Alesia Balliu: Dëshira ime për të shkruar është njësoj me atë për ligjin. Janë pjesë e imja dhe mendova se mënyra më e mirë për t’i bërë bashkë këto të dyja ishte një libër. Sidomos, duke menduar orientimin që gjithnjë e më shumë po marrim drejt virtuales dhe teknologjisë, mendoj se do të jetë inspiruese dhe për bashkëmoshatarët e mi një orientim drejt tradicionales, por me një perspektivë të re. Ndihem krenare dhe me fat të them se mbështetja është e vetmja gjë e patundur në punën time, në tërësinë e saj. E njëjta situatë vlen dhe në procesin e shkrimit të librit. E konsideroj veten të privilegjuar që kam patur mundësinë të konsultohem dhe këshillohem me profesionistë të fushës e profesorë të mi. Ky libër është një ndihmesë për të rinjtë që e duan ligjin dhe rregullat. Individët që studiojnë dhe janë të thelluar në drejtësi këtë libër e kanë si modul.

CMG: A është pritur mirë ky libër?

Alesia Balliu: Komentet kanë qenë vërtet shumë të mira dhe ky libër është një vlerë e shtuar në jetën time.

CMG: Ju sapo keni marrë aprovimin për një libër të dytë i cili do të botohet në gjuhën angleze?

Alesia Balliu ( foto personale)

Alesia Balliu ( foto personale)

Alesia Balliu: Po! Jam në pritje të një hapi kaq të rëndësishëm të karrierës sime dhe mezi pres që kjo gjë të realizohet.

Intervistoi: Megi Latifi