Eksplorimi në Hënë; Sateliti kinez Queqiao-2 përmbyll testimin e komunikimit në orbitë
2024-04-12 11:13:31

Raketa e tipit “Marshimi i Madh - 8” me Satelitin Queqiao-2 për komunikimin Tokë-Hënë, u lëshua nga Qendra e Lëshimit Hapësinor në Wenchang të Provincës Hainan të Kinës Jugore, më 20 mars 2024. (Foto:Xinhua)

Sateliti Queqiao-2 përfundoi ditët e fundit një provë komunikimi në orbitë, me funksionimin normal të platformës dhe të pajisjeve, deklaroi të premten Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA).

Funksionet dhe performanca e satelitit, janë në përputhje me kërkesat e misionit, i cili mund të ofrojë ndërmjetësimin e komunikimit për projektin e fazës së katërt të eksplorimit hënor të Kinës, si dhe për misionet e ardhshme të Kinës dhe vendeve të tjera në kërkim të Hënës, deklaroi CNSA, duke quajtur një finalizim të suksesshëm të misionit të Queqiao-2.

Sateliti Queqiao-2 do të përdoret për të përcjellë komunikimet midis anijes kozmike hënore dhe ekuipazhit në Tokë.(Zhang Yan/Elona)