foto nga VCG
Kancelari federal i Gjermanisë Olaf Scholz do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë nga 14 deri më 16 prill me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, njoftoi të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.
Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me Scholz. Kryeministri Li Qiang do të zhvillojë bisedime me homologun e tij gjerman dhe do të shkëmbejë pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët, tha Mao në një konferencë të rregullt për shtypin.
Kina e konsideron gjithmonë Gjermaninë si një partnere të rëndësishme të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe e mbështet Gjermaninë në luajtjen e një roli më të rëndësishëm në Evropë dhe më gjerë, shtoi zëdhënësja.
foto nga VCG
foto nga VCG
Sipas saj, Kina dhe Gjermania kanë përfituar nga zhvillimi i njëra-tjetrës dhe i kanë udhëhequr marrëdhëniet Kinë-BE që të zhvillohen në një mënyrë të qëndrueshme , duke i dhënë më shumë qëndrueshmëri botës, tha Mao.
Ky vit shënon 10-vjetorin e vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Gjermanisë, Kina është e gatshme të punojë me Gjermaninë që të thellojë mirëkuptimin, besimin dhe bashkëpunimin, për t’i çuar përpara lidhjet dypalëshe dhe për të dhënë kontribut më të madh për paqen dhe lulëzimin botëror, shtoi ajo. (Fang Xiaoyu/Artan)