Tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 5 për qind në tremujorin e parë
2024-04-12 18:18:34

foto nga VCG

foto nga VCG

Importi dhe eksporti i përgjithshëm i mallrave të Kinës në tremujorin e parë sivjet u rrit 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar i llogaritur me juanë, duke vendosur rekorde të reja në përmasën dhe shpejtësinë e rritjes, treguan të dhënat zyrtare të premten.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga janari në mars, tregtia e jashtme e mallrave e Kinës ishte 10.17 trilionë juanë (rreth 1.43 trilionë dollarë amerikanë), sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Eksportet e ekonomisë së dytë më të madhe në botë ishin 4.9 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 5.74 trilionë juanë, ndërsa importet u rritën me 5 për qind dhe arritën vlerën 4.43 trilionë juanë, treguan të dhënat.

foto nga VCG

foto nga VCG

Historikisht, për herë të parë, përmasa e tregtisë së jashtme të Kinës i ka tejkaluar 10 trilionë juanët gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa ritmi i rritjes ka arritur në nivelin më të lartë në gjashtë tremujorët e fundit, tha në një konferencë shtypi nënkryetari i Administratës së Përgjithshme të Doganave Wang Lingjun.   (Fang Xiaoyu/Artan)