Trenat e mallrave Kinë-Europë përmirësojnë zinxhirët globalë të furnizimit
2024-04-12 10:18:14

U deshën rreth 12 ditë që një grup modulesh televizive të prodhuara nga Kina, në bordin e një treni mallrash Kinë-Europë, të arrinin në Poloni, ku do të montoheshin në televizorë. “TCL Photoelectric Technology (Chengdu Co., Ltd.”, një prodhues i moduleve televizive në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, është e kënaqur me shpejtësinë e dërgesës hekurudhore në mars, e cila lejoi dy fabrika afërsisht 10,000 kilometra larg njëra-tjetrës të mund të  koordinonin prodhimin.

CFP

CFP

"Koha e transportit me trenat e mallrave Kinë-Europë është rreth gjysma e asaj me transport detar, gjë që i jep fabrikës mjaft kohë për të përfunduar porositë e bëra nga klientët tanë europianë",- tha menaxheri i logjistikës në kompani, Shu Yongjun, duke shtuar se kompania ka rritur dërgesat përmes rrugës hekurudhore që nga fillimi i këtij viti.

Kompania është një ndër prodhuesit dhe tregtarët që kanë zgjedhur rrugën hekurudhore, e cila lidh Kinën me më shumë se 200 qytete europiane, pasi trazirat rajonale ndërprenë korsinë jetike të transportit në Detin e Kuq.

Në fund të janarit, “Sinoboom”, një prodhues me bazë në Changsha për platformave pune të lëvizshme (MEWPs), dërgoi dy trena mallrash Kinë-Europë që transportonin mbi 500 platforma të tilla në Holandë. Pajisjet do të përdoreshin në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e stadiumeve, fabrikave dhe komplekseve të biznesit.

CFP

CFP

"Ne mbështeteshim në transportin detar për të dërguar produktet tona (në Europë). Pas krizës së Detit të Kuq, ne kaluam te trenat e mallrave Kinë-Europë",- tha Zhang Liyong, kreu i departamentit të logjistikës të “Sinoboom”.

Të dhënat nga operatori hekurudhor i Kinës treguan se numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Europë arriti në 2,928 në dy muajt e parë të 2024-s, 9 për qind më shumë nga një vit më parë. Vëllimi i mallrave të transportuara përmes rrugës gjatë kësaj periudhe është rritur me 10 për qind krahasuar me një vit më parë.

Disa operatorë lokalë kanë raportuar rritje të shërbimeve. Vëllimi i mallrave të transportuara nga trenat e mallrave Kinë-Europë që nisen nga Chongqing(Çonqin), një qendër transporti në Kinën jugperëndimore, u rrit  dy herë në muajin janar dhe mbeti në atë nivel të lartë në shkurt, sipas “Yuxinou Chongqing Çonqin Logistics Co., Ltd.”

CFP

CFP

Pavarësisht udhëtimit të tij më të gjatë, transporti detar Azi-Europë kushton tradicionalisht më pak se transporti hekurudhor. Megjithatë, ky avantazh është minimizuar nga kriza e Detit të Kuq, e cila bëri që shumë kompani të transportit detar të ridrejtoheshin në rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta përmes Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës së Jugut.

"Mallrat që nisen me tren nga Chongqing për në Europë tani mund të mbërrijnë 7-10 ditë më herët sesa përmes transportit të Detit të Kuq dhe kushtojnë 30 për qind më pak",- tha Zhou Shulin, mbikëqyrësi kryesor i “Yuxinou Logistics Co., Ltd.”

Nuk është hera e parë që trenat e mallrave Kinë-Europë kanë luajtur rolin e stabilizuesit për zinxhirët e furnizimit global. Gjatë pandemisë Covid 19, itinerari ndihmoi në zbutjen e fluksit ndërkontinental të mallrave përballë ndërprerjeve të vazhdueshme në trafikun detar dhe atë ajror.

Ekonomisti Pan Helin tha se trenat e mallrave Kinë-Europë jo vetëm që ofrojnë një mundësi logjistike efikase, por gjithashtu nxisin ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin industrial në vendet përgjatë rrugës.

CFP

CFP

"Shumë vende në Europën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë pa dalje në det, kështu që rruga hekurudhore luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre ekonomik dhe tregtinë e jashtme",- tha Pan. "Kjo do të lehtësojë shfaqjen e një brezi tregtar dhe do të promovojë integrimin industrial përgjatë rrugës",- tha ai.