Të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë muzikën e mrekullueshme të Puçinit, dashuritë e mëdha, por edhe të papriturat e jetës, mund të ndjekin gjatë muajit prill operan ‘La Boheme’, e cila rivjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë . Në këtë opera do të marin pjesë solistët, Kori, Kori i Zërave të bardhë dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent dirigjentit Niccolo Jacopo Suppa.
Opera “La Boheme” vjen këtë herë me regji nga Ada Gurra, skenografi të Renold Sulës, kostumografi nga Ardi Asllanit, nën interpretimin e artistëve të TKOB-së, por edhe miqve të njohur ndërkombëtarisht. Libretin e Luigi Ilica dhe Giuseppe Giacosa, do e sjellin solistët e TKOB-së bashkë me orkestrën simfonike, dirigjent të korit Dritan Lumshi, mjeshtre grimi Bebeka Alla, drejtuese e korit të bardhë, Sonila Baboçi, formacion vokal i forcave të armatosura, koncert maestër Ingrid Pulizo, Igli Rapaj dhe Thanas Paskali.
Solistët që marrin pjesë në të opera janë; personazhi i Mimit interpretohet nga Eva Golemi, Nina Muho dhe Marina Medici, në rolin e Musette vijnë Renisa Laçka dhe Dorina Selimaj, Rodolfo do interpretohet nga Amadi Lagha dhe Artur Vera, Schaunard vjen me interpretimin e Solen Alla, Colline nga Bledar Domi, Parpignol nga Gerald Murrja, Benoit interpretohet nga Genc Vozga, dhe Alcindoro nga Erion Sheri.
Një histori bohemianenë qendër të së cilës janë 4 të rinj rebelë që jetojnë në lirinë dhe pasionin e rinisë, kjo është historia e “La Boheme”, ku personazhet Rodolfo dhe Mimi, provojnë dashurinë me shikim të parë, por edhe një fund të papritur.
Tenori Klodjan Kaçani, që interpreton në rolin e Rodolfos është shprehur për mediat: “Për mua është një sfidë sepse e debutoj këtë rol në teatër dhe përgjegjësia është më e madhe kur je në vendin tënd. Dua të gjej pikë së pari dashurinë mes dy të rinjve”
Opera “La Boheme” e kompozuar nga Giacomo Puccini mes 1893 dhe 1895 me një libret italian nga Luigi Illica që bazohet në “Skenat jetës boheme” nga Henri Murger do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sot më datë 12 prill si dhe javën e ardhshme më datë 16 deri në 19 prill.
Jeta dhe vepra e kompozitorit Giacomo Puccini
Puccini lindi në Lucca të Italisë më 22 dhjetor të vitit 1858 dhe u nda nga jeta më 29 nëntor të 1924. Ishte një kompozitor i operas italiane, i cili mori emrin “Kompozitori më i mirë pas Verdit”. Veprat më të rëndësishme të Puccinit janë: La bohème (1896), Tosca (1900), Madama Butterfly (1904), dhe Turandot (1924), të gjitha janë opera të rëndësishme.
Ai ishte një nga nëntë fëmijët e Michele Puccini dhe Albina Magi. Familja Puccini u stabilizua në Lucca si një dinasti muzikore e gjyshit të tij Giacomo Puccini (1712–1781). Giacomo Puccini i parë ishte maestro i Katedrales San Martino në Lucca. Talenti i tij u trashëgua gjithashtu nga djali i tij, Michele. Secili nga këta artistë të familjes studiuan në Bologna dhe disa prej tyre morën leksione ekstra në vende të ndryshme. Babai i Puccinit gëzonte një reputacion në të gjithë Italinë e Veriut dhe funerali i tij ishte një rast zije publike.
Puccini shkruajti pjesë orkestrale të quajtura Kaprico Sinfonike si një përbërje e Konservatorit të Milanos. Mësuesit e Puccinit, Ponchielli dhe Bazzini ishin impresionuar nga puna dhe u performua si studenti i koncertit në shkollën e muzikës në 14 korrik 1883, drejtuar nga Franco Faccio. Puna e Puccinit ishte e shqyrtuar në mënyrë të favorshme në botimin milanez Perseveranza, dhe ndërkohë filloi të ndërtonte reputacionin e një kompozitori të ri të rrethit të muzikës milaneze.
Sava Lena