Në marrëdhëniet me Kinën, BE-së i nevojitet largpamësi
2024-04-12 16:47:25

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë në themel të ekonomisë botërore. Kina, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tre njësitë ekonomike më të mëdha botërore, që tashmë duket se po riorientojnë ekonomitë e tyre për më shumë bashkëpunim dhe për më shumë përfitime në kuadër të zhvillimit mbarëbotëror.

Është e njohur nga të tërë se në epokat e ndryshimeve të mëdha teknologjike, kudo ka vend për përmirësime dhe për axhustime e ndryshime, që në fund të fundit synojnë një balancë të re, edhe më të fortë dhe edhe më të qendrueshme midis partnerëve.

Në këtë kuadër, largpamësia është një nga elementet që ndreq të shkuarën dhe shtron rrugën drejt së ardhmes.

Por në disa raste, Bashkimi Evropian ka marrë disa iniciativa që tregojnë se brenda BE-së ka disa rryma, të cilat bëhen pengesë për ecjen përpara të vetë BE-së dhe kthehen edhe në barriera në marrëdhëniet e BE-së me të tjerët, ku marrëdhëniet me Kinën janë shumë të rëndësishme dhe të natyrës strategjike.

CFP

makina eletrike kineze BYD në Evropë/CFP

Për shembull, para disa kohësh BE ndërmori një iniciativë për hetimin e mbështetjes qeveritare të Kinës për makinat elektrike, hetim që në fund të fundit tregoi dobësinë e ekonomisë evropiane në lidhje me këtë sektor dhe mundësinë që ka Bashkimi Evropian nëse bashkëpunon me Kinën në fushën e prodhimit të makinave elektrike për përfitim të dyanshëm dhe për mbarë botën.

Komisioni Europian ka publikuar së fundmi një raport në lidhje me të ashtuquajturin “shtrembërim shtetëror” në ekonominë kineze, që në fund të fundit shënjestron produktet kineze, duke sjellë një dëm shumë të madh jo vetëm në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis BE-së dhe Kinës, por edhe për mbarë tregtinë botërore. Ky raport mbulon industri të ndryshme në Kinë, duke përfshirë telekomit, gjysmëpërçuesit, hekurudhat, energjinë e rinovueshme dhe automjetet me energji të re.

Konkretisht bëhet fjalë për një hetim të nisur nga ana e BE-së për sjelljen “proteksioniste” të qeverisë së Kinës në lidhje me turbinat me erë të prodhuara në Kinë, një hetim që sipas Ministrisë së Tregtisë së Kinës “deformon përkufizimin e subvencioneve, është një sjellje proteksioniste dhe i mungon transparenca”.

BE-ja njoftoi para disa ditësh se do të niste një hetim për subvencione ndaj furnizuesve kinezë të turbinave me erë në disa vende të BE-së, ndërsa tenton që të shtojë proteksionizmin tregtar ndaj industrive të energjisë së re të Kinës. Ky është hetimi i katërt i BE-së brenda dy muajve që synon kompanitë kineze të energjisë së erës.

CFP

makina eletrike kineze BYD në Evropë/CFP  

Në fakt, Bashkimi Evropian në të tëra deklaratat e tij serioze dhe në të tëra angazhimet cilësore në lidhje me tregtinë botërore dhe bashkëpunimin ekonomik për zhvillim transnacional, është renditur në mbështetje të reduktimit të barrierave tregtare dhe eliminimin e praktikave proteksioniste, por kohët e fundit, dhe specifikisht në lidhje me këtë raport, ka një shqetësim mbarëbotëror se Bashkimi Evropian po çedon në këtë rrugë dhe ky çedim dëmton rëndë jo vetëm bashkëpunimin me përfitim reciprok midis Kinës dhe Evropës, por edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në nivel transnacional. Kina nga ana e saj kërkon që BE-ja “të përfundojë menjëherë veprimin e saj proteksionist dhe të korrigjojë lëvizjen e gabuar”. MOFCOM (Ministria e Tregtisë e Republikës Popullore të Kinës) deklaroi se ky veprim “shkel qartë parimet e tregtisë së lirë dhe dëmton seriozisht bashkëpunimin normal midis industrive kineze dhe evropiane dhe përbën një shembull tipik proteksionizmi”.

Lëvizjet e fundit me natyrë proteksioniste të BE-së kanë ngritur shqetësime të forta në botën e biznesit. Maximilian Butek, drejtor ekzekutiv në Dhomën Gjermane të Tregtisë në Kinë, theksoi: ”Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo rritje të tarifave për automjetet elektrike në Kinë dhe presim me padurim të vazhdojmë prodhimin dhe të ruajmë praninë tonë në treg në Kinë”. Analistë të ndryshëm të fudhës kanë theksuar se “qëllimi i vërtetë i asaj pjese të politikanëve dhe mediave perëndimore, që reklamojnë narrativën e subvencioneve dhe mbikapacitetit, duket se është proteksionizmi”.

CFP

CFP

Në raportin e BE-së theksohet shumë koncepti i “mbikapacitetit”, që si një term që përdoret shpesh për të justifikuar politikat dhe praktikat proteksioniste, nuk ka gjetur mbështetje si nga akademikët, ashtu dhe nga praktikuesit e tregtisë ndërkombëtare, pasi është një koncept për të cilin nuk ka të dhëna të sakta dhe të vërtetuara se ndihmon në kuptueshmërinë e situatave në tregtinë transnacionale dhe në dhënien e zgjidhjeve afatgjata, po përbën sipas Helga Zepp-LaRouche, themeluese e institutit politik dhe ekonomik Schiller (Gjermani), “vetëm përpjekjen e fundit për të gjetur një justifikim për prioritizimin e përfitimeve spekulative mbi kërkimin dhe zhvillimin bazë dhe meqenëse Kina i ka dhënë përparësi inovacionit si motori i përtëritjes së ekonomisë, ajo ka një avantazh konkurrues. Është një fakt për të ardhur keq që Evropa ka humbur rrugën e saj”.

Edhe pse BE thekson rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të energjisë së pastër, për të cilin ndihmon shumë teknologjia kineze, përsëri masat e saj proteksioniste duket se bien ndesh edhe me vetë direktivat e BE-së për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të direktivave të BE-së për objektivat e reduktimit të emetimit të CO2.

Konkretisht në aspektin tregtar Bashkimi Evropian, nga 130 miliardë euro mallra dhe shërbime qe eksportonte në Kinë në vitin 2012, pas dhjetë vitesh (2022), eksportoi 230 miliardë euro, dhe Kina në vitin 2012 eksportoi rreth 250 miliardë euro mallra dhe shërbime dhe në vitin 2022 rreth 630 miliardë euro, një zhvillim shumë domethënës për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë - BE.

CFP

treni i transportimit të mallrave mes Kinës dhe Evropës /CFP

Në 30 dhjetor 2020, BE dhe Kina përfunduan në parim negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet (CAI), marrëveshje që u jep investitorëve të BE-së një nivel më të madh aksesi në tregun e Kinës. Perspektiva Strategjike e BE-së 2019, promovon reciprocitetin, një fushë të barabartë loje dhe konkurrencë të ndershme. Midis Kinës dhe BE-së prej vitesh zhvillohet një Samit vjetor për rritjen e koordinimit të politikave për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë. Midis Kinës dhe BE-së ka një Dialog Ekonomik dhe Tregtar i Nivelit të Lartë ku zëvendës-presidenti i BE-së dhe zëvendëskryeministri kinez takohen për të diskutuar çështje të  ndryshme, përfshirë edhe ekonominë e tregtinë.

Bashkimi Evropian ka një rol shumë të madh për të luajtur edhe në marrëdhëniet Kinë – SHBA, duke shërbyer si axhustues ekonomik, biznesi dhe tregtie, atë që Evropa e ka bërë ndër shekuj atje ku i ka interesuar dhe tashmë interesat është e dukshme se janë në këtë drejtim, pasi edhe interesat globale të lojtarëve më të mëdhenj në tregun botëror janë që Kina të jetë e fuqishme, sepse një Kinë e fuqishme është një garanci edhe më e madhe për zhvillimet politike ekonomike dhe sociokulturore mbarëbotërore. Prandaj, specifikisht në lidhje me marrëdhëniet me Kinën, BE-së i nevojitet largpamësi dhe përkushtim.

CFP

treni i transportimit të mallrave mes Kinës dhe Evropës /CFP