Foto nga VCG
Ligjvënësi më i lartë i Kinës Zhao Leji, u takua me Ço Ryong Hae, Anëtar i Presidiumit të Byrosë Politike të KQ të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Lartë të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK), të enjten në Pyongyang.
Duke vënë në dukje se ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, Zhao, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor, tha se Kina është e gatshme të punojë me DPRK për të kthyer "Vitin e Miqësisë Kinë-DPRK" në një mundësi shkëmbimesh të ngushta të nivelit të lartë, bashkëpunimi të dobishëm dhe nxitje shkëmbimesh njerëzore dhe kulturore, për zhvillimin e mëtejshëm.
Duke theksuar se shkëmbimet mes organeve ligjvënëse janë të rëndësishme për marrëdhëniet Kinë-DPRK, Zhao, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të PKK të Komitetit Qendror të Kinës, bëri thirrje për më shumë shkëmbime dhe bashkëpunim mes organeve ligjvënëse të të dy vendeve.
Duke përshëndetur miqësinë mes Kinës dhe DPRK, Ço tha se DPRK është e gatshme të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit DPRK-Kinë.
Të dy palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale si dhe gjendjen në Gadishullin Korean. (Elona)