Pekini kundërshton me vendosmëri deklaratën negative lidhur me Kinën nga Japonia e ShBA-ja
2024-04-12 18:24:23

foto nga VCG

foto nga VCG

Pala kineze i ka paraqitur një demarsh serioz palës japoneze mbi deklaratën negative lidhur me Kinën të publikuar pas samitit Japoni-ShBA, dhe i kërkon Japonisë të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, për të shmangur dëmtimin më të madh në marrëdhënieve kino-japoneze, tha një zëdhënës i ambasadës kineze në Japoni të enjten. 

Kina i kërkon Japonisë të respektojë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të palës kineze, të zbatojë me zell konsensusin e rëndësishëm për përparimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve strategjike me përfitim të ndërsjellë midis dy vendeve, të heqë dorë nga shkaktimi i problemeve me vendet fqinje dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, në mënyrë që të shmangë dëmtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Japoni, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi i ambasadës kineze në Japoni i tha këto kur iu kërkua të komentojë mbi përmbajtjen negative në lidhje me Kinën në deklaratën e fundit të përbashkët të liderëve ShBA-Japoni.

Zëdhënësi tha se Japonia shpërfilli kundërshtimin e përsëritur të Kinës dhe këmbënguli në manipulimin e qëllimshëm të çështjeve të lidhura me Kinën në takim dhe në deklaratën e përbashkët të liderëve Japoni-ShBA, duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe duke dëmtuar interesat e Kinës.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar ndjeshëm aleancën e tyre ushtarake dhe kanë zhvilluar konfrontimin në kamp, gjë që do të rrisë rrezikun e konfliktit dhe do të kërcënojë paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale, shtoi zëdhënësi.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, veprimet përkatëse të Japonisë shkelin frymën e katër dokumenteve politike kino- japoneze, si edhe ligjin ndërkombëtar dhe normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Kina është shumë e pakënaqur dhe e kundërshton me vendosmëri këtë, duke i paraqitur demarsh serioz palës japoneze.

Zëdhënësi theksoi se ishujt Diaoyu janë territor i Kinës. Çfarëdo që të thonë dhe të bëjnë Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta ndryshojnë këtë fakt absolut. Çështja e rajonit të Tajvanit është thjesht një punë e brendshme e Kinës që nuk lejon ndërhyrje të jashtme. Japonia duhet t'u përmbahet angazhimeve dhe të jetë e kujdesshme në fjalët dhe veprimet e saj. Qëndrimet dhe propozimet e Kinës për çështjet e Detit të Kinës Lindore dhe Detit të Kinës Jugore kanë një bazë të plotë historike dhe ligjore.

Japonia nuk është palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe duhet të ndalojë veprimet e saj përçarëse për të provokuar konfrontim. “Duhet theksuar se aleanca Japoni-ShBA, si produkt i Luftës së Ftohtë, nuk duhet të synojë ndonjë palë të tretë, e aq më pak të dëmtojë interesat e një pale të tretë. Praktika e formimit të një 'rrethi të vogël’ në fushën e sigurisë ushtarake është krejtësisht kundër prirjes të kohës dhe do të dështojë”, vuri në dukje zëdhënësi.     (Fang Xiaoyu/Artan)