Shtohet potenciali për lidhjet kino-franceze të biznesit
2024-04-12 10:10:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Marrëdhëniet e forcuara ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Francës jo vetëm që do t’u shërbejnë të dy vendeve, por gjithashtu do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme të zinxhirëve të furnizimit global, sipas zyrtarëve qeveritarë dhe liderëve të biznesit.

Ndërsa ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Pekinit dhe Parisit, ata thanë se të dyja palët ndajnë interesa të ndërthurura dhe potencial të konsiderueshëm për bashkëpunim ekonomik.


Gjatë takimeve me një numër zyrtarësh të qeverisë franceze, drejtues të lartë të firmave franceze dhe shoqatave të industrisë në Paris, ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao theksoi se perspektivat për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar kino-francez janë të gjera. Qeveria kineze është e përkushtuar për të optimizuar mjedisin e biznesit dhe për të ofruar garanci shërbimesh për kompanitë e huaja që të investojnë dhe operojnë në tregun e saj, tha ministria e Wang të martën.


"Ndërsa ekonomia kineze vazhdon të tregojë shenja përmirësimi dhe rimëkëmbjeje, ka një fokus në përshpejtimin e shfaqjes së nxitësve të rinj të rritjes ekonomike dhe në eksplorimin e vazhdueshëm të fushave të reja të zhvillimit",- tha Wang, duke shtuar se kjo i paraqet kompanitë shumëkombëshe me mundësi të zgjeruara tregu.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa Kina nisi në fillim të janarit procedurat  e hetimit për pijet e importuara nga Bashkimi Europian, Wang u tha drejtuesve të biznesit francez se vendi do t'i kryejë hetimet në mënyrë transparente dhe të hapur, në përputhje me ligjet e tij dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke siguruar plotësisht të drejtat e të gjitha palëve të interesuara.

Hetimet u nisën me kërkesë të industrisë vendase dhe nuk synojnë asnjë vend specifik të BE-së. Pyetjet nuk do të presupozojnë ndonjë përfundim, shtoi ai.

Në këto takime, drejtues të biznesit nga kompanitë franceze, duke përfshirë “BNP Paribas” dhe “Danone SA”, thanë se mbeten optimistë për perspektivat e rritjes ekonomike të Kinës dhe mjedisit të biznesit. Ata do të vazhdojnë të angazhohen për zhvillimin afatgjatë në Kinë.

Falë tregut masiv të Kinës, sistemit të sofistikuar industrial, konkurrencës së fortë të zinxhirit të furnizimit dhe përmirësimit të mjedisit të biznesit, investimet e huaja direkte nga Franca u rritën 586 për qind në baza vjetore në Kinë në dy muajt e parë të këtij viti, tha ministria e Wang. Pas arritjes së një rritjeje prej 6 për qind në baza vjetore në tregun kinez në vitin fiskal 2023, “Pernod Ricard”, një grup francez i verërave dhe pijeve alkoolike, tha se do të fokusohet në produkte premium dhe të larmishëm në vitet në vijim.

"Kina qëndron si tregu i dytë më i madh i “Pernod Ricard”, ku ne kemi krijuar një prani për më shumë se 30 vjet. Ne do t'u përgjigjemi menjëherë kërkesave gjithnjë në zhvillim të tregut dhe konsumatorëve në vend",- tha Jerome Cottin-Bizonne, CEO i “Pernod Ricard China”.

Duke ndarë pikëpamje të ngjashme, Barbara Coppola, CEO e shitësit francez të mallrave sportive “Decathlon”, tha se Kina është një nga tregjet kryesore të grupit dhe kompania do të vazhdojë të investojë në vend.

"Kina dallohet si një nga tregjet kryesore globale, që zotëron aftësi gjithëpërfshirëse, duke përfshirë pikat e forta industriale, logjistike, të dizajnit të produkteve dhe shitjes me pakicë",- tha ajo, duke shtuar se “Decathlon” përfiton nga një zinxhir furnizimi plotësisht i integruar brenda Kinës.

Franca identifikohet si një vend tjetër me aftësi të ngjashme. Rëndësia e Kinës për “Decathlon” është domethënëse dhe e shumanshme, tha ajo.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me hyrjen e Kinës në një epokë të re të rritjes së gjelbër dhe të udhëhequr nga inovacioni, ajo do të vazhdojë të eksportojë mallra industriale dhe të konsumit në këmbim të produkteve të teknologjisë së lartë të Francës, duke përfshirë avionët e pasagjerëve, pajisjet mjekësore dhe produktet e gjelbra, tha Gao Lingyun (Gao Lin jun), një studiues në Institutin e Ekonomisë dhe Politikës Botërore në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.


Vlera totale e tregtisë midis Kinës dhe Francës arriti në 555.11 miliardë juanë (76.74 miliardë dollarë) në vitin 2023, duke u rritur 3.1 për qind në baza vjetore. Ndërmjet totalit, importet e Kinës nga Franca qëndruan në 262.42 miliardë juanë, duke u rritur me 10.9 për qind në bazë vjetore, tha Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës.