Foto nga VCG
Shitjet e makinave në Kinë u rritën 10.6 për qind, në 6.72 milionë njësi në tremujorin e parë të këtij viti, treguan të mërkurën të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.
Vetëm në mars, shitjet e makinave tejkaluan 2.69 milionë njësi, me një rritje prej 9.9 për qind nga një vit më parë, bën të ditur “Xinhua”.
Në tremujorin e parë, prodhimi i makinave u rrit me 6.4 për qind, në rreth 6.61 milionë njësi.
Të dhënat treguan se prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të re ruajti një vrull të shpejtë gjatë periudhës.
Prodhimi i automjeteve me energji të re u rrit 28.2 për qind, në gati 2.12 milionë njësi dhe shitjet e tyre u rritën me 31.8 për qind, në 2.09 milionë njësi. Eksportet e makinave u rritën me 33.2 për qind krahasuar me një vit më parë, në mbi 1.32 milionë njësi, treguan të dhënat. (Elona)