Xi i dërgon mesazh ngushëllimi presidentit Nyusi për mbytjen e anijes në Mozambik
2024-04-11 21:26:04

foto nga VCG

foto nga VCG

Të mërkurën, presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit Filipe Jacinto Nyusi të Mozambikut në lidhje me mbytjen e anijes në Mozambik.

"U trondita kur mësova se një anije u mbyt në provincën Nampula, duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, dëshiroj të shpreh ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati të sinqertë për familjet e tyre," tha Xi Jinping-u.  (Fang Xiaoyu/Artan)