Ekspozita "Qyteti i Ndaluar dhe Pallati i Versajës - Shkëmbimet mes Kinës dhe Francës gjatë shek. XVII e XVIII / foto nga "Beijing Daily"
"Mësuam se Madhëria juaj është i etur për talente. Vendosëm para disa vitesh të dërgonim subjektet tona, gjashtë matematicienë eruditë të Shoqërisë së Jezusit, që t'i mësojnë Madhërisë tuaj, të gjitha njohuritë më të fundit shkencore..."
Para 336 viteve, një letër dërguar Perandorit të asaj kohe të Dinastisë Qing Kangxi (1654-1722) nga Mbreti i Francës Louis XIV, nuk arriti të mbërrinte, për shkak të pengesave të ndryshme dhe distancës së gjatë. Sot kjo letër gjendet në Qytetin e Ndaluar, pallatin dimëror të Dinastisë Qing, duke u bërë objekti i vendosur në hyrjen e Ekspozitës "Qyteti i Ndaluar dhe Pallati i Versajës - Shkëmbimet mes Kinës dhe Francës gjatë shek. XVII e XVIII.
Letra e Mbretit francez Louis XIV për Perandorin e Dinastisë Kangxi / foto CFP
Që prej 1 prillit, kur vizitorët futen në Sallën Uenhua të Pallatit Dimëror, mund të shijojnë afro 200 relike të bukura nga ky pallat dhe nga Pallati i Versajës. Kështu mund të ndjekin gjurmët e historisë së shkëmbimeve kino-franceze, nga gjysma e dytë të shek.XVII deri në shek. XVIII.
Guo Fuxiang, kuratori i palës kineze i kësaj ekspozite, zv/Drejtor i Departamentit të Historisë Oborrtare pranë Muzeut të Pallatit Dimëror/ foto CGTN
Guo Fuxiang, Kuratori i palës kineze i kësaj ekspozite, zv/Drejtor i Departamentit të Historisë Oborrtare pranë Muzeut të Pallatit Dimëror, tha se dy vendet me ndikim botërore në të dy anët e Rrugës së Mëndafshit, Kina dhe Franca ndahen nga malet e lumenjtë, por kanë përjetuar gjithmonë mirëkuptimin e palës tjetër dhe shkëmbimet kulturore, duke u kthyer në një shembull në historinë e qytetërimit botëror, kur përmenden shkëmbimet dhe mësimet e ndërsjella. Këto kontakte e shkëmbime, edhe sot vazhdojnë të kenë forcë tërheqëse.
Një orë xhepi, e koleksionuar nga Pallati Dimëror / foto CFP
Figura në anën e pasme të një ore xhepi, e koleksionuar nga Pallati Dimëror / foto CFP
Një orë xhepi është koleksionuar për mbi 300 vjet në Qytetin e Ndaluar. Pas shumë studimeve, punonjësit e Muzeut të Pallatit Dimëror zbuluan dizanjimin delikat të kësaj ore: skica e zambakut të artë në qendër të sipërfaqes së orës, është simboli i familjes mbretërore të Francës. Në qendër të kapakut është figura e mbretit francez Louis XIV, ndërsa në kapakun mbrojtës të mekanizmit të orës, që shihet rrallë, gdhendet një dragua i stilit kinez me pesë çaponjtë. Sipas Guo Fuxiang-ut, më shumë mundësi, kjo orë ishte dhurata e Louis XIV për Kangxin, dhe shërben si dëshmi e rëndësishme e shkëmbimeve mes dy perandorëve.
Ibrik i argjendtë i veshur me ar, i koleksionuar nga familja mbretërore të Francës / foto CFP
Ndjenjat e këndshme të shkëmbimeve mes Kinës dhe Francës janë ruajtur në hollësira të tilla.
Në pavionin fqinj të orës së xhepit, një ibrik i argjendtë i veshur me ar, me një moshë mbi 300 vjeçare, lëshon një dritë tërheqëse. "Kjo është njëra nga dhuratat e shumta për Louis XIV nga titullarët diplomatikë të Siamit (emri i vjetër i Tajlandës). Në fund të ibrikut gdhendet emblema e familjes mbretërore të Francës."
Guo Fuxiang shpjegon se Louis XIV dhe qeveria e Revolucionit të Madh 1793, dhanë urdhrin për shkrirjen e sendeve të arta dhe të argjendta, por ky relik u shpëtua për dy herë. Mbetet e vetmja dhuratë e artë dhe argjendtë e asaj periudhe, që ka shpëtuar deri sot. Vizitorët mund të dallojnë elementet kineze në skicat e ibrikut, si lule kumbulle, bambu, etj., që kanë metaforën e bukur. "Dëshmohet se ky ibrik u prodhua në Jugun e Kinës për eksport."
Versioni i gjuhës së mançusë të "Elementet e Gjeometrisë" nga matematicieni i Greqisë së Lashtë Euklidit/ foto CFP
Krahas këtyre relikeve me pamje të bukura, në këtë ekspozitë shpalosen dhe shumë libra, të cilët kanë rëndësi të madhe në shkëmbimet midis dy vendeve.
"Ky është versioni i gjuhës së mançusë të 'Elementet e Gjeometrisë'." Guo Fuxiang tha se misionarët francezë Joachim Bouvet dhe Jean-François Gerbillon përkthyen dhe redaktuan librin e matematicienit të Greqisë së Lashtë Euklidit, në gjuhën e mançusë, që t'i jepnin leksione matematikore perëndimore Perandorit Kangxi. Ky është një dokument shumë i çmuar për historinë së shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Perëndimit.
foto CFP
Qianlong (1711-1799), një tjetër Perandor i Dinastisë Qing dhe Mbreti i Kangxisë, organizoi hartimin e një libri kompleks për bujqësinë. Joseph-Marie Amiot, misionari francez i atëhershëm në Kinë, ishte i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij libri, ndaj dërgoi një kopje në vend. Deri në shek.XIX, ndërmjet studimit të këtij libri, sinologët francezë morën informacione të dobishme bujqësore për vendin e tyre.
Guo Fuxiang tha: "Shpresoj se falë këtyre objekteve të ekspozitës, vizitorët mund të njohin historinë e shkëmbimeve politike midis Kinës dhe Francës, respektin e admirimin e ndërsjellë, si dhe historinë e shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve me mësimin te njëra-tjera." (Wang Lei / Elona)