Kina shikon potencialin e bashkëpunimit në fushën digjitale e të ekonomisë së gjelbër në Afrikë
2024-04-11 20:01:18

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës tha të enjten se qeveria inkurajon kompanitë kineze të eksplorojnë potencialin e ri të investimeve në Afrikë në fusha të tilla si ekonomia digjitale e zhvillimi i gjelbër, duke rinovuar modelin investim-ndërtim-funksionim.

Duke iu përgjigjur një hetimi mediatik mbi investimin e Kinës në Afrikë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yadong tha në një konferencë shtypi se qeveria inkurajon firmat kineze të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në Afrikë në përputhje me rregullat e tregtisë dhe të tregut.

foto nga VCG

foto nga VCG

"Në vitet e fundit, investimet dhe bashkëpunimi i Kinës me Afrikën janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme," tha He, duke shtuar se në vitin 2023, investimet e drejtpërdrejta të Kinës në Afrikë ruajtën një prirje në rritje, me projekte që mbulojnë sektorë të larmishëm, si materialet e ndërtimit, automobilat, pajisjet shtëpiake dhe përpunimi i produkteve bujqësore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, bashkëpunimi infrastrukturor i Kinës në Afrikë në fusha të tilla si transporti, energjetika, elektriciteti dhe strehimi ka promovuar zhvillimin ekonomik vendor dhe ka përmirësuar jetesën e njerëzve.

Bashkëpunimi ekonomik e tregtar Kinë-Afrikë ka arritur rezultate të frytshme dhe ka hapësirë të gjerë për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen, shtoi ai.  (Fang Xiaoyu/Artan)