foto nga VCG
Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike He Lifeng u takua të mërkurën në Pekin me zëvendëskryeministrin e Singaporit dhe ministrin koordinues për Politikat Ekonomike, Heng Swee Keat.
Të dy palët shkëmbyen mendime të thelluara mbi situatën makroekonomike dhe bashkëpunimin financiar midis Kinës dhe Singaporit.
foto nga VCG
He Lifeng vuri në dukje se Kina dhe Singapori kanë një partneritet gjithëpërfshirës, me cilësi të lartë dhe të orientuar drejt së ardhmes. Ai tha se Kina është e gatshme të punojë me Singaporin për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy vendeve dhe për të thelluar bashkëpunimin cilësor në fusha të ndryshme.
foto nga VCG
Zëvendëskryeministri Heng tha se Singapori u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe dhe është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të tilla si ekonomia, tregtia dhe financat për të promovuar zhvillimin dhe begatinë e përbashkët. (Fang Xiaoyu/Artan)