foto nga VCG
Kina ka vendosur të vendosë sanksione kundër dy subjekteve amerikane, kompanive “General Atomics Aeronautical Systems” dhe “General Dynamics Land Systems”, lidhur me shitjet e armëve në rajonin e Tajvanit të Kinës, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme e Kinës.
Dy subjektet shkelën rëndë parimin e “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe duke minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, tha ministria e Jashtme kineze në një deklaratë.
foto nga VCG
foto nga VCG
Në bazë të neneve 3, 4, 5, 6, 9 dhe 15 të Ligjit të Republikës Popullore të Kinës për Kundërshtimin e Sanksioneve të Huaja, Kina vendosi të marrë kundërmasat e mëposhtme kundër kompanive amerikane: “Të gjitha pasuritë e tyre të luajtshme e të paluajtshme dhe llojet e tjera të pasurive brenda Kinës do të ngrihen dhe menaxherëve të tyre të lartë do t'u refuzohet viza ose hyrja në Kinë."
Vendimi hyri në fuqi më 11 prill. (Fang Xiaoyu/Artan)