foto nga VCG
Një zyrtar nga Ministria e Tregtisë e Kinës paraqiti demarsh serioz në Komisionin Evropian në Bruksel të mërkurën mbi veprimet e fundit të BE-së që ndikojnë në marrëdhëniet tregtare dypalëshe.
BE-ja vendosi të martën të fillojë hetimet për subvencione ndaj furnizuesve kinezë të turbinave me erë sipas Rregullores së Subvencioneve të Huaja, duke shënuar hetimin e katërt mbi firmat kineze në vetëm dy muaj.
foto nga VCG
Hetimet e BE-së sipas Rregullores së Subvencioneve të Huaja kanë shënjestruar vetëm kompanitë kineze të lidhura me energjinë e re, me objektiva të dukshme, tha zyrtari kinez, duke vënë në dukje se veprime të tilla jo vetëm që minojnë besimin e kompanive kineze te tregu evropian dhe pengojnë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë midis Kinës dhe Evropës në industri të ndryshme, por edhe ndikojnë në përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike dhe procesin e tranzicionit të gjelbër.
BE-ja e ka shtrembëruar përkufizimin e subvencioneve dhe standardeve të saj procedurale u mungon transparenca dhe aksesi publik, vuri në dukje zyrtari, duke theksuar se këto veprime janë praktika proteksioniste që bëhen në emër të konkurrencës së ndershme.
foto nga VCG
Kina është shumë e pakënaqur dhe i kundërshton me vendosmëri këto veprime, shtoi ai, duke i kërkuar palës së BE-së që të ndalojë dhe të korrigjojë menjëherë praktika të tilla të gabuara.
Lidhur me raportin e përditësuar të publikuar të mërkurën nga BE-ja mbi të ashtuquajturat "shtrembërime të ndjeshme të shkaktuara nga shteti" në ekonominë kineze, zyrtari kritikoi BE-në për keqinterpretim të politikave, mjedisit të tregut dhe sistemit ekonomik të Kinës.
Sipas tij, raporti synon të krijojë justifikime për masat e mëvonshme diskriminuese antidumping nga BE-ja.
Zyrtari theksoi gjithashtu se rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë nuk përmbajnë koncepte të tilla si shtrembërime të ndjeshme dhe kritere përkatëse, duke shtuar se vlerësimet e BE-së nuk janë në përputhje me faktet dhe sjellin ndikim negativ e paqartësi në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-BE.
Kina do të monitorojë nga afër veprimet e mëvonshme të BE-së dhe rezervon të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme, tha zyrtari. (Fang Xiaoyu/Artan)