Foto nga Xinhua
Kina është e gatshme të punojë me Shtetet Federative të Mikronezisë (FSM), për konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve si udhëzim strategjik, për të zgjeruar bashkëpunimin reciprok dhe për të thelluar partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Kinë-FSM, për të ofruar më shumë përfitime për dy popuj, tha të mërkurën kryeministri kinez Li Qiang.
Li i bëri komentet gjatë një takimi me Presidentin e FSM Wesley W. Simina në Pekin.
Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 35 vjet më parë, marrëdhëniet kanë përparuar thelbësisht, tha Li, duke shtuar se miqësia Kinë-FSM është forcuar ndër vite, dhe bashkëpunimi ka dhënë rezultate të frytshme.
Kina ka mbështetur gjithmonë FSM-në në mbrojtjen e sovranitetit, pavarësinë, unitetin kombëtar, integritetit territorial dhe në eksplorimin e një rruge zhvillimi të përshtatshme për kushtet e saj kombëtare, tha Li. Gjithashtu vuri në dukje se Kina është e gatshme të rrisë sinergjinë e strategjive të zhvillimit me FSM-në, të avancojë bashkëpunimin në infrastrukturë, bujqësi, peshkim, kujdes shëndetësor, në kuadrin e bashkëpunimit Një brez një Rrugë, të thellojë shkëmbimet e njerëzve në arsim, trajnim, turizëm kulturor dhe fusha të tjera, për të arritur më mirë një bashkëpunim fitues.
FSM vlerëson mbështetjen e fortë të Kinës për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, tha Simina, duke vënë në dukje se nga zhvillimi i Kinës përfiton e gjithë bota.
FSM i përmbahet parimit të një Kine dhe mbështet fuqishëm Kinën, në mbrojtjen e interesave të saj thelbësore. Është dakord me ndërtimin e një komuniteti njerëzor me një të ardhme të përbashkët, tha Simina, duke shprehur synimet për të forcuar bashkëpunimin me Kinën në bujqësi, peshkim, tregti, investime, kujdes mjekësor, sport dhe fusha të tjera, në kuadrin e Nismës Një Brez një Rrugë. Le të punojmë së bashku për të trajtuar ndryshimet klimatike, për të përmirësuar mirëqenien e dy popujve dhe për të kontribuar në paqen dhe zhvillimin botëror.