Yellen në Kinë: Dëshirë për stabilizimin e marrëdhënieve Kinë -SHBA
2024-04-10 16:18:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, përfundoi një udhëtim gjashtë-ditor në Kinë, i dyti që nga korriku 2023.

Vizita e Yellen, në sfondin e intensifikimit të konkurrencës ekonomike, teknologjike dhe tregtare Kinë - SHBA, konsiderohet si një hap pozitiv, drejt stabilizimit të lidhjeve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Megjithatë, ekspertët kinezë shprehen se përpjekjet mund të ndikohen nga politikat e pafavorshme ndaj Kinës nga Shtëpia e Bardhë, në sfondin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në Kinë, Yellen vizitoi Guangzhou në Kinën Jugore dhe Pekinin. Zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Kryeministrin Li Qiang, Zv/Kryeministrin He Lifeng dhe Ministrin e Financave Lan Fo'an.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Duke u fokusuar në zbatimin e konsensusit të rëndësishëm midis dy krerëve shtetërorë, palët patën diskutime të sinqerta, pragmatike dhe konstruktive, mbi situatën makroekonomike të dy vendeve dhe të botës.

"Vizita e Yellen në Kinë ka luajtur një rol pozitiv në stabilizimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA," tha për CGTN Yan Zhanyu, studiues në Universitetin e Biznesit Ndërkombëtar të Kinës dhe Ekonomisë.

“Së pari, vizita e Yellen konsolidoi mekanizmin e komunikimit strategjik, të iniciuar nga të dy vendet, gjatë vizitës së saj, shtatorin e kaluar në Kinë , duke lehtësuar diskutimet dypalëshe mbi politikat ekonomike dhe financiare", tha Yan.

Dy iniciativa të reja të rëndësishme, u nisën gjatë udhëtimit të fundit të Yellen: njëra është Shkëmbimi mbi Rritjen e Balancuar në ekonomitë vendase dhe globale; tjetra është bashkëpunimi dhe shkëmbimet e përbashkëta kundër pastrimit të parave, mes Departamentit të Thesarit dhe Bankës Popullore të Kinës 

"Nisja e dy nismave të reja, do të lehtësojë bashkëpunimin për interesat e përbashkëta dhe zgjidhjen e dallimeve në mënyrë pragmatike," tha Gao Zhijun, një ndihmës studiues në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.

Sipas Gaos, natyra teknike e shkëmbimeve të tilla, do të zbusë ndikimet politike dhe ideologjike, duke siguruar që të dy ekipet të përqendrohen në çështjet praktike.

"Për më tepër, vizita e Yellen në Kinë do të injektojë gjithashtu një vitalitet të ri në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA, pasi ka shfaqur sinjale pozitive të shkëmbimeve mes njerëzve" theksoi Yan.

Në Guangzhou dhe Pekin, ushqimet e porositura nga Yelleni në restorantet lokale u përhapën shumë në platformat sociale kineze.

Gjatë këtij udhëtimi, Yellen pati takime "të gjera, të sinqerta dhe produktive" me zyrtarët kryesorë kinezë dhe shprehu kundërshtim të fortë ndaj  “shkëputjes” Kinë-SHBA, duke paralajmëruar se një përpjekje për t'u shkëputur nga Kina, do të ishte "katastrofike".

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Megjithatë, Yellen ngriti gjithashtu shqetësime për disa aspekte të ekonomisë kineze, veçanërisht atë që ajo tha se ishte "mbikapaciteti" në industritë në zhvillim si automjetet elektrike, bateritë litium-jon dhe energjia diellore.

"Kina tani është thjesht shumë e madhe për pjesën tjetër të botës, për të thithur këtë kapacitet", tha ajo në një konferencë shtypi në Pekin, të hënën. Krahasuar me vizitën e saj të fundit, Yellen i kushtoi shumë më tepër vëmendje kësaj çështjeje, sipas Gao.

"Vizita e Yellen në Kinë është një demonstrim i strategjisë  'polici i mirë, polici i keq', e përdorur nga SHBA, në vijën e ashpër kundër Kinës," tha studiuesi Yan. "Është një përpjekje e SHBA-së, për të mbajtur kanale normale të komunikimit të nivelit të lartë me Kinën, për të stabilizuar lidhjet ekonomike, ndërsa zbaton politikat e ashpra të Biden-it kundër Kinës", vuri në dukje studiuesi kinez.

Në mes të një viti zgjedhor presidencial në SHBA, është e mundur që Shtëpia e Bardhë të vendosë sanksione të reja, për të bërë presion ndaj palës kineze, për të marrë mbështetje politike. Kjo do të pengojë progresin e stabilizimit të marrëdhënieve dypalëshe”, tha studiuesi Gao.


(Jiang Lei)