Mish viçi Sichuan dhe gatime të tjera: aventura më e fundit kulinare e Janet Yellen në Kinë
2024-04-10 14:44:26

CFP

CFP

Ndërsa Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, përfundoi vizitën gjashtë-ditore në Kinë, ajo dëshmoi edhe një herë fuqinë e ushqimit dhe aftësinë e tij për të bashkuar njerëzit në kohë sfiduese.

Aventura e fundit kulinare e Yellen-it, tërhoqi edhe më shumë vëmendje se vizita e saj kur shtatëdhjetëvjeçarja me flokë argjendi, e ngarkuar me udhëheqjen e ekonomisë më të madhe në botë, u pa në Pekin, duke ngrënë rastësisht kërpudha potencialisht psikedelike – një pjatë e shijshme dhe e njohur e kuzhinës Yunnan, e quajtur Jianshouqing .

Këtë herë, pasi u ndal në Guangzhou dhe Pekin, Yellen demonstroi jo vetëm aftësitë e përdorimit të shkopinjve, por edhe një finesë të admirueshme në zgjedhjen e restoranteve, gjë që fitoi respektin në rrjetet sociale. Ndërsa ishte në Guangzhou, ajo darkoi në Tao Tao Ju, që përkthehet "shtëpia e lumturisë", një restorant i famshëm kantonez në Guangzhou, që daton në vitet 1880. Në Pekin, ajo shkoi në Lao Chuan Ban, një restorant i njohur lokal, i famshëm për kuzhinën pikante sichuan.

Ja disa nga pjatat që ajo shijoi:

CFP

Mish viçi i zier sichuan/CFP

Mish viçi i zier sichuan: I njohur si "水煮牛肉" (shuǐ zhǔ niú ròu) viçi i zier sichuan është një pjatë nga provinca Sichuan e Kinës Jugperëndimore. Përgatitet duke e prerë hollë viçin, duke e zier në një lëng të shijshëm, të mbushur me kokrra speci sichuan, speca djegës të thatë, xhenxhefil, hudhër dhe erëza të tjera. Kjo metodë rezulton në feta të buta viçi, të zhytura në një supë pikante dhe të mpirë, duke krijuar një pjatë të mbushur me shije të guximshme.

Me rrënjët që gjurmojnë shekuj prapa në kuzhinën Sichuan, viçi i zier Sichuan ka fituar popullaritet të gjerë, jo vetëm brenda Kinës, por edhe ndërkombëtarisht. Shijet e guximshme dhe të veçanta, së bashku me shkathtësinë e pjatës, kanë kontribuar në tërheqjen e saj, duke e bërë një element të dashur në kuzhinën Sichuan, dhe të preferuarën për entuziastët e ushqimit pikant në mbarë botën.

CFP

Petët Dandan/CFP

Petët Dandan: "担担面" (dān dān miàn), gjithashtu me origjinë nga Sichuan, përgatiten duke zier petët, zakonisht petë gruri, derisa të arrijnë butësinë e dëshiruar. Më pas mbushen me një salcë aromatike, të bërë nga përbërës si pasta e susamit, salca e sojës, vaji djegës, kokrrat e specit Sichuan, mishi i grirë i derrit ose viçit, perimet e konservuara, kikirikët ose farat e susamit. Pjata e ka marrë emrin nga shtyllat mbajtëse ose "dandanit", të përdorur nga shitësit ambulantë në të kaluarën, për të shitur petët.

Petët Dandan kanë një histori të pasur, që daton në fund të shekullit të 19-të, kur ishte një ushqim popullor rruge, mes punëtorëve në Chengdu. Me kalimin e kohës, evoluoi në një pjatë të dashur, si në Kinë ashtu edhe ndërkombëtarisht, e njohur për aromën e guximshme dhe pikante, ngrohtësinë ngushëlluese dhe strukturën e kënaqshme. Popullariteti i tij ka çuar në ndryshime dhe përshtatje të shumta.

CFP

Mapo tofu/CFP

Mapo tofu: "麻婆豆腐" (má pó dòu fū) është një tjetër pjatë klasike Sichuan, e karakterizuar nga shijet e guximshme dhe pikante. Tofu fillimisht pritet në kube dhe zihet butësisht në një salcë pikante, aromatike, me fasule të zeza të fermentuara, kokrra specash sichuan, hudhër, xhenxhefil dhe shpesh mish i grirë, si mish derri ose viçi.

Pjata e ka marrë emrin, që përkthehet në "tofu e gjyshes me xhep", nga krijuesi i saj, një grua me lëkurë të zhveshur, e njohur për pjatën e saj të shijshme tofu. Legjenda thotë se ajo e krijoi këtë pjatë në Chengdu, gjatë Dinastisë Qing (1644-1911). Me kalimin e kohës, mapo tofu është bërë jashtëzakonisht popullore, si brenda Kinës ashtu edhe ndërkombëtarisht, i vlerësuar për shijen e zjarrtë dhe ngrohtësinë ngushëlluese. Ai ka frymëzuar variacione të shumta. Disa kuzhinierë i kanë shtuar përbërës si kërpudha, qepë të njoma, apo edhe ushqim deti, për të rritur kompleksitetin e pjatës. Popullariteti i qëndrueshëm i Mapo tofu, është një dëshmi e historisë së pasur, shijeve të guximshme dhe tërheqjes mes adhuruesve të kuzhinës Sichuan.(Xu Guang)