Kina i kërkon ShBA-së të pushojë dhënien e sinjaleve të gabuara për forcat e "pavarësisë së Tajvanit"
2024-04-10 21:03:04

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina i kërkoi të mërkurën ShBA-së të ngulë këmbë në zotimin e vet për të mos mbështetur "pavarësinë e Tajvanit" dhe të ndalojë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të respektojë parimin e ‘një Kine’ dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta Kinë-ShBA me veprime konkrete”, tha Zhu Fenglian, një zëdhënëse për Zyrën e Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zhu e bëri deklaratën në një konferencë të rregullt shtypi, ndërsa u përgjigj në lidhje me komentet e bëra së fundmi nga kryetarja e Institutit Amerikan në Tajvan Laura Rosenberger.

Parimi i “një Kine” është baza politike dhe parakushti themelor për vendosjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe ShBA-së, tha zëdhënësja .

foto nga VCG

foto nga VCG

“Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin” dhe “Gjashtë Garancitë” e ShBA-së shkelin rëndë parimin e “një Kinë”, tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhyjnë rëndë në punët e brendshme të Kinës, tha zëdhënësi, duke i quajtur ato "krejtësisht të gabuara, të paligjshme dhe të pavlefshme".

"Qeveria kineze i ka kundërshtuar vazhdimisht dhe me vendosmëri që në fillim ato," tha ajo.   (Fang Xiaoyu/Artan)