Foto nga ChinaDaily
Në rrugët plot zhurmë të Sidnejit, në Australi, një grua e re kineze, e veshur me hanfu elegante, veshje tradicionale kineze, mban me hijeshi një dizi, flautin e bambusë të Kinës, duke magjepsur kalimtarët me meloditë e muzikës tradicionale kineze.
Videot e performancave të saj janë bërë lajm që në fillim të këtij viti. Interpretuesja është Dong Min, një muzikante e talentuar e lindur në vitin 1990.
Kur ishte e vogël, Dong vuri re se shumë muzikantë dizi ishin meshkuj. Kështu, në moshën 8-vjeçare, kur ajo pa për herë të parë një interpretuese duke luajtur flautin e bambusë në televizor, ajo u ngazëllye pa masë. “Mendova se ishte mirë që vajzat të luanin dizi”,- tha ajo, duke kujtuar se si i bindi prindërit e saj t'i blinin një të tillë që ajo ta mësonte.
Interesi i Dong-ut shpejt lulëzoi në talent. Në moshën 10-vjeçare, ajo u dallua në një konkurs instrumentesh muzikore kineze të nivelit provincial në qytetin e saj të lindjes në provincën Hunan të Kinës qendrore. Kjo arritje i dha asaj një nga katër vendet e disponueshme atë vit në Hunan për studime të mëtejshme në Pekin.
Pasi u diplomua në Universitetin Minzu të Kinës, për flautin kinez të bambusë, Dong vendosi të hynte në një fushë të re të artit. Në vitin 2015, ajo u regjistrua në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Australi për të studiuar kurimin dhe udhëheqjen kulturore.
Pavarësisht se ishte larg nga shtëpia, Dong shpejt gjeti miq me të njëjtin pasion pas instrumenteve tradicionale kineze. Më pas ata formuan një grup muzikor kinez, duke tërhequr audiencën e interesuar për të mësuar rreth këtyre instrumenteve unike. E inkurajuar nga kjo pritje, Dong ndërmori një hap të guximshëm drejt sipërmarrjes dhe themeloi Konservatorin e Muzikës Kineze “Sydney Meya”, - i quajtur sipas emrit të saj në anglisht “Meya” - kushtuar mësimit të instrumenteve tradicionale kineze për më shumë njerëz.
Dong vuri re një mungesë të vetëdijes për muzikën tradicionale kineze në Australi. Kështu, e frymëzuar nga interpretuesit vendas që përdorin instrumente perëndimore si piano dhe violina për shfaqje në rrugë, ajo filloi shfaqjet në rrugë me anëtarët e saj të konservatorit, duke shfaqur instrumente tradicionale kineze në Lagjen Kineze të Sidnejit në vitin 2016.
“Performancat në rrugë ofrojnë një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe vizuale për njerëzit që të përjetojnë muzikën kineze. Duke e shfaqur atë në rrugë, ne e bëjmë atë të aksesueshme për të gjithë”,- tha ajo.
Duke transformuar qoshet e zakonshme të rrugëve në skenën e tyre, Dong dhe kolegët e saj muzikantë ndanë pasurinë e kulturës kineze përmes muzikës me një audiencë ndërkombëtare.
Sa herë që Dong performon, ajo mban veshje tradicionale kineze, si hanfu ose qipao. Sipas saj, shumë vende kanë instrumente të ngjashme me dizin, si flauti, Bansuri i Indisë dhe Shakuhachi i Japonisë.
Prandaj, veshjet tradicionale kineze gjatë shfaqjeve jo vetëm që i bën homazh trashëgimisë së saj, por edhe plotëson instrumentin që luan.
“Veshjet tradicionale janë gjithashtu një nga simbolet e kulturës kineze. Përmes këtyre shfaqjeve holistike, audienca mund të kuptojë në mënyrë intuitive elementet kineze”,- thotë ajo.
Pamja e një vajze kineze me hanfu që luan flautin e bambusë në rrugët e Sidnejit tërheq shumë spektatorë ndërkombëtarë. Dong është e etur ta ndajë pasionin e saj për instrumentin dhe të ftojë spektatorët të marrin pjesë në përvojën e përfshirjes në melodi.
Gjatë një shfaqjeje, një grup fëmijësh u intriguan nga veshja e Dong dhe iu afruan asaj për të shprehur interesin e tyre për të provuar dizin. Një prej tyre ishte i suksesshëm në prodhimin e tingujve. “Për fillestarët që nuk kanë prekur kurrë një dizi më parë, fryrja në të nuk është një detyrë e lehtë”,- shpjegoi Dong.
Ajo i bëri dhuratë fëmijës një varëse instrumentesh kineze. “Ai ishte shumë i lumtur dhe tha se do t'ua tregonte atë miqve të tij në shkollë”,- tha ajo duke buzëqeshur. Ndërsa performancat e Dong kanë arritur popullaritet të lartë, fragmente të shfaqjeve të saj u përhapën në mediat sociale, duke tërhequr një audiencë më të madhe. Me mbi 1 milion ndjekës në internet, duke përfshirë gati 150.000 nga platformat ndërkombëtare, ndikimi i Dong vazhdon të rritet.
“Shumë persona udhëtojnë nga qytete si Melburni dhe Brisbane deri në Sidnej vetëm për të ndjekur shfaqjet e mia”,- thotë ajo me krenari.
Një nga videot më të njohura të Dong përmban interpretimin e saj të “Cang Hai Yi Sheng Xiao”, nga filmi klasik kinez i arteve marciale “Swordsman”, duke grumbulluar mbi 32 milionë shikime.
“Kjo melodi, e bazuar në shkallën pentatonike të muzikës tradicionale kineze, ka një veçori që pëlqehet nga audienca”,- shpjegoi Dong.
Dong gjithashtu futi teknika të avancuara të luajtjes, të cilat gjithashtu tërhoqën audiencën ndërkombëtare sa herë që mblidheshin për të dëshmuar interpretime e saj të drejtpërdrejta.
Përtej shfaqjeve në rrugë, konservatori vepron gjithashtu si një qendër për ruajtjen dhe mësimin e muzikës tradicionale kineze. Institucioni ofron mësime në instrumente të ndryshme tradicionale, duke përfshirë dizi, guzheng (një instrument kinez me më shumë se 20 tela), yangqin (një tavolinë muzikore me çekiç) dhe erhu (një instrument me hark me dy tela).
“Studentët tanë variojnë nga 4-vjeçarët deri në 80-vjeçarët, duke reflektuar tërheqjen e përjetshme të muzikës kineze ndër breza”,- tha Dong.
Midis studentëve të saj, ka një përzierje intriguese të ndikimeve muzikore perëndimore dhe kineze. Disa, tashmë të aftë në instrumentet perëndimore si violina dhe flauti, zgjedhin të hulumtojnë me homologë të ngjashëm kinezë si erhu dhe dizi. Ata madje kërkojnë udhëzimet e Dong për përfshirjen e elementeve të instrumenteve tradicionale kineze në kompozimet e tyre origjinale muzikore.
Përveç konservatorit, Dong ofron gjithashtu mësime dizi në internet për një audiencë globale dhe organizon koncerte shkëmbimi “online” për studentët e saj në mbarë botën. “Shpresoj të krijoj një platformë për entuziastët e muzikës që të lidhen dhe të kultivojnë miqësi përmes dashurisë së tyre të përbashkët për muzikën”,- tha ajo. Që kur mbërriti në Australi, Dong ka vënë re një interes në rritje për muzikën tradicionale kineze në mesin e vendasve. Shumë shkolla muzike tani ofrojnë kurse për instrumentet kineze.
“Në Australi, kam parë një ndryshim në audiencën e huaj, nga mosnjohja fillestare në angazhimin aktiv me muzikën tradicionale kineze.
Kjo tregon se muzika tradicionale kineze po lulëzon jo vetëm në sallat formale të koncerteve, por edhe në rrugë dhe brenda komuniteteve," ajo tha.