Ambasada kineze u bën thirrje ShBA-së, Britanisë dhe Australisë të ndalojnë formimin e blloqeve përjashtuese
2024-04-10 19:54:13

foto nga VCG

foto nga VCG

Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar shprehu të martën kundërshtim të fortë ndaj këmbënguljes së ShBA-së, Britanisë dhe Australisë për përparimin e të ashtuquajturit partneritet trepalësh i sigurisë, duke mos marrë parasysh shqetësimet e vendeve të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar për rreziqet e përhapjes bërthamore.

Një zëdhënës i ambasadës i bëri komentet të martën, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me një deklaratë të përbashkët të ministrave të mbrojtjes të tre vendeve, duke pretenduar se ata po shqyrtojnë bashkëpunimin me Japoninë për projektet e aftësive të përparuara të Shtyllës II të AUKUS-it.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi tha se një veprim i tillë në mënyrë të pashmangshme do të përshkallëzojë rrezikun e përhapjes bërthamore, do të përkeqësojë garën e armatimit në Azi-Paqësor dhe do të minojë paqen dhe qëndrushmërinë rajonale. "Kina është shumë e shqetësuar dhe e kundërshton me vendosmëri këtë.” 

Shefat e mbrojtjes të ShBA-së, Britanisë dhe Australisë njoftuan të hënën planin e tyre për të përfshirë Japoninë në aleancën e diskutueshme trepalëshe të sigurisë.

Shtylla e parë e AUKUS-it synon ta ndihmojë Australinë të zotërojë nëndetëse me energji bërthamore, si edhe të thellojë bashkëpunimin në një sërë teknologjish të tjera të përparuara të mbrojtjes. Shtylla e dytë, e vendosur nga zyrtarët amerikanë kohët e fundit, ka një synim të qartë strategjik për të përfshirë më shumë vende në paktin e sigurisë, me fokus në ofrimin e aftësive të përparuara dhe ndarjen e teknologjive në një sërë fushash, duke përfshirë informatikën kuantike, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë kibernetike.

foto nga VCG

foto nga VCG

"Ne i bëjmë thirrje ShBA-së, Britanisë dhe Australisë që të braktisin mendësinë e Luftës së Ftohtë, të ndalojnë krijimin e blloqeve përjashtuese dhe të mos krijojnë trazira e konfrontime në kampe në rajonin e Azi-Paqësorit”, tha diplomati. "Japonia duhet të nxjerrë mësime nga historia dhe të jetë e kujdesshme në lidhje me fjalët dhe veprimet e saj kur bëhet fjalë për sigurinë ushtarake.”   (Fang Xiaoyu/Artan)