Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit të ri irlandez Harris
2024-04-10 21:21:35
foto nga VCG
Të mërkurën kryeministri i Kinës Li Qiang zhvilloi një bisedë telefonike me Simon Harris për ta uruar atë për marrjen e detyrës si kryeministër i Irlandës.
Li Qiang tha se Kina dhe Irlanda janë miq të mirë me respekt të ndërsjellë dhe partnerë të mirë me përfitim të ndërsjellë. Ky vit shënon 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Irlandës. “Jam i gatshëm të punoj me kryeministrin Harris për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të rritur shkëmbimet miqësore, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik dhe për të promovuar përparime të reja në partneritetin strategjik me përfitime të ndërsjella Kinë-Irlandë .” (Fang Xiaoyu/Artan)
Lajmet Kryesore