Yellen konfirmon lidhjet ekonomike SHBA-Kinë dhe kundërshton ndarjen
2024-04-09 16:02:00

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen gjatë vizitë së saj në Pekin më 8 prill 2024 / foto nga CFP

Në një masë të rëndësishme, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy ekonomive më të mëdha të botës, Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen, përsëriti premtimin për ruajtjen e marrëdhënieve të forta ekonomike me Kinën, duke deklaruar qartazi se ShBA nuk synon shkëputet nga ajo.

Deklarata u bë në konferencën për shtyp, të hënën në Pekin, gjatë vizitës së dytë të Yellen në Kinë brenda vitit.

Pas shprehjes së Yellen, Ministria e Financave e Kinës përshëndeti qëndrimin e ShBA-së kundër shkëputjes, dhe bëri thirrje për dhënien fund të sanksioneve dhe kufizimeve kundrejt firmave kineze, duke theksuar interesin e ndërsjellë në mbajtjen e kanaleve të hapura ekonomike.

foto nga CFP

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen gjatë vizitë së saj në Pekin më 8 prill 2024 / foto nga CFP

Të dyja vendet përsëritën angazhimet e tyre të nëntorit të vjetshëm, për forcimin e shkëmbimeve, shmangien e shkëputjes dhe përballimin e sfidave të përbashkëta.

U arritën marrëveshje të reja, për të nxitur rritjen e ekuilibruar ekonomike, siç njoftoi Ministria. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë stabilitetin financiar, financat e qëndrueshme dhe luftën kundër pastrimit të parave, në kornizën e grupeve të punës financiare.

Një arritje e dukshme nga bisedimet është nisja e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimeve midis Departamentit Amerikan të Thesarit dhe Bankës Popullore të Kinës, në Luftën kundër Pastrimit të Parave, një masë e re që synon goditjen e aktiviteteve të paligjshme financiare.

Gjatë takimeve, zyrtarët kinezë prezantuan gjendjen ekonomike të vendit dhe kursin e politikës, duke theksuar se ekonomia ka mbajtur rritje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, dhe se Kina premton t'i përmbahet politikës së saj themelore të reformës dhe hapjes. (Wang Lei/ Elona)