Kina dhe SHBA bien dakord të komunikojnë për çështje ekonomike dhe financiare
2024-04-09 10:13:54

Foto nga VCG

Kina dhe Shtetet e Bashkuara dakordësuan të komunikojnë mbi rritjen e ekuilibruar ekonomike të dy vendeve dhe botës, në kuadrin e grupit ekonomik të punës Kinë-SHBA dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë shkëmbime, për çështje që përfshijnë stabilitetin financiar, financat e qëndrueshme dhe kundër pastrimit të parave, në kuadrin e grupit  financiar të punës Kinë-SHBA, sipas Ministrisë së Financave të Kinës të hënën.

Takimi i katërt i dy grupeve të punës është planifikuar të mbahet veçmas, gjatë takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, në mes të prillit. 

Duke informuar mediat për vizitën e Sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen në Kinë, ZV/Ministri i Financave Liao Min, tha se pala kineze zhvilloi bisedime dhe shkëmbime me Yellen, në nivele dhe fusha të shumta.