foto nga VCG
Kina ka nisur procedurat për të rritur ndjeshëm prodhimin e drithërave në vitet e ardhshme, në përpjekjen e fundit për të garantuar sigurinë ushqimore.
Sipas një plani veprimi të publikuar nga Këshilli i Shtetit, Kina synon të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit të drithit me mbi 50 milionë tonë deri në vitin 2030. Në atë kohë, sipërfaqja e mbjellë me drithëra do të arrijë në rreth 1.75 miliard mu, ose 117 milionë hektarë, dhe rendimenti i drithërave për mu do të arrijë në 420 kilogramë.
Kina ka pasur një vëllim prodhimi drithi mbi 650 milionë tonë për nëntë vjet radhazi, ose mesatarisht 493 kilogramë për frymë.
Megjithatë, oferta dhe kërkesa për drithë karakterizohet ende nga një "ekuilibër i ngushtë" dhe hendeku mund të zgjerohet në të ardhmen, prandaj është nevoja për të rritur më tej prodhimin për të garantuar sigurinë ushqimore, tha një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.
foto nga VCG
Sipas këtij plani, misri dhe soja do të jenë kontribuuesit kryesorë në rritjen e prodhimit të drithërave. Për sa i përket orizit dhe grurit, theksi vihet në përmirësimin e cilësisë dhe optimizimin e strukturës. Patatet, llojet e tjera të drithërave dhe bishtajoret do të promovohen në bazë të kushteve lokale.
foto nga VCG
Projekte kryesore nga ruajtja e ujit deri te krijimi i tokës bujqësore me standarde të larta dhe rigjallërimi i industrisë së farërave, do të zbatohen në 720 konte të rëndësishme prodhuese të drithit, nën drejtimin e Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës e Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale. (Fang Xiaoyu/Artan)