Foto nga VCG
E drejta për abortin është një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, shkruan “RTSH”.
Në nëntor votuesit mund të zgjedhin nëse duan të zhbëjnë këto kufizime ose jo.
Këtë javë Gjykata e Lartë e Floridës mundësoi që në maj të futet në fuqi ndalimi i abortit pas javës së gjashtë të shtatzanisë.
Vendimi e bën edhe më të rëndësishme çështjen e abortit në votimet në nëntor në Florida, kur votuesit mund të zgjedhin nëse duan të përfshijnë në kushtetën amerikane të drejta më të gjera të abortit. Kjo politizon edhe më shumë çështjen e së drejtës për abort në Florida dhe garën presidenciale të këtij viti.
Mbrojtja federale për abortin u përmbys pas gati 50 vitesh në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, tre nga gjyqtarët e së cilës janë emëruar nga ish-presidenti Donald Trump. (Fatosi)