Ambasada kineze u kërkon autoriteteve amerikane të ndalojnë ngacmimin e qytetarëve kinezë që udhëtojnë për në ShBA
2024-04-09 17:14:18


foto nga VCG

foto nga VCG

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Shtetet e Bashkuara u kërkoi të hënën autoriteteve amerikane të ndalojnë ngacmimin e qytetarëve kinezë që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në vitet e fundit, personeli i kontrollit kufitar i ShBA-së ka ngacmuar, marrë në pyetje dhe dëbuar në mënyrë të vazhdueshme e të pajustifikueshme shtetasit kinezë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht studentët dhe studiuesit, u shpreh zëdhënësi në një deklaratë.

Duke cituar statistika jo të plota, zëdhënësi tha se gati 300 shtetas kinezë janë dëbuar nga ShBA-ja që nga korriku i vitit 2021, duke përfshirë më shumë se 70 studentë kinezë me dokumente ligjore dhe të vlefshme. Që nga nëntori i vitit 2023, vetëm në aeroportin "Dulles" të Uashingtonit ka pasur 10 raste të studentëve kinezë që janë ngacmuar, marrë në pyetje dhe, pas anulimit të vizave të tyre, janë dëbuar, theksoi zëdhënësi.

foto nga VCG

foto nga VCG

Akte të tilla nga pala amerikane e tejkalojnë shumë qëllimin e zbatimit normal të ligjit dhe janë të nxitura nga paragjykime të forta ideologjike, tha ai, duke shtuar se ato cenojnë rëndë të drejtat dhe interesat e ligjshme të njerëzve, pengojnë udhëtimin normal ndërkufitar mes Kinës e ShBA-së dhe bien ndesh me mirëkuptimin e arritur nga presidentët e të dy vendeve për shtimin e lehtësimit të shkëmbimeve kulturore e njerëzore ndërmjet të dy palëve. 

Kina është shumë e shqetësuar e i kundërshton me vendosmëri veprime të tilla dhe ka bërë demarshe solemne ndaj palës amerikane, tha zëdhënësi.

Më 2 prill presidenti kinez Xi Jinping foli në telefon me homologun e tij amerikan Joe Biden. Të dy presidentët përsëritën nevojën për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për zgjerimin e shkëmbimeve njerëzozre midis dy vendeve, theksoi zëdhënësi.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina i kërkon palës amerikane të ndalojë ngacmimin e shtetasve kinezë që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, nën pretekstin e sigurisë kombëtare, si edhe minimin e mbështetjes publike të marrëdhëneieve kino-amerikane dhe pengimin e ndërveprimeve miqësore midis dy popujve, tha zëdhënësi.    (Fang Xiaoyu/Artan)