Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kryen stërvitje të përbashkëta detare e ajrore në Detin e Kinës Jugore
2024-04-09 10:34:44

Komanda e Teatrit Jugor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore kreu stërvitje të përbashkëta detare e ajrore në Detin e Kinës Jugore, nga 7 deri më 8 Prill, tha në një deklaratë të martën koloneli i lartë Tian Junli, Zëdhënës i Komandës së Teatrit Jugor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Trupat e komandës së teatrit, mbajtën një gjendje të lartë gatishmërie në çdo kohë, duke mbrojtur me vendosmëri, sigurinë sovrane kombëtare dhe të drejtat e interesat detare, tha Tian. (Çang Çuo)