Xi Jinping-u i përgjigjet letrës nga brigada e policisë antiterroriste
2024-04-09 18:51:00

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i është përgjigjur një letre nga Njësia Komando "Skifterët", një brigadë elitare e policisë, duke i inkurajuar ata të krijojnë një forcë speciale kundër terrorizmit të klasit botëror. 

Në përgjigjen e tij, Xi shkruan: "Ende e mbaj mend qartë skenën kur ju dorëzova flamurin 10 vjet më parë. Jam shumë i lumtur që gjatë 10 viteve të fundit, ju keni farkëtuar shpirtin, keni punuar shumë për të praktikuar aftësitë e veçanta të luftës dhe keni përfunduar me sukses detyrat që keni marrë përsipër.”

Xi Jinping-u theksoi se forcat e operacioneve speciale mbajnë mbi supe misione të veçanta dhe duhet të jenë veçanërisht të forta politikisht e ushtarakisht. "Shpresoj se do të vazhdoni të punoni shumë, do të vazhdoni të farkëtoni besnikërinë e karakterin tuaj, të forconi stërvitjen e synuar në luftime aktuale, të përpiqeni të ndërtoni një grup të klasit botëror të forcave të luftës speciale të antiterrorizmit dhe të jeni gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontribute të reja për partinë dhe popullin.”

Njësia Komando "Skifterët" është një forcë kombëtare antiterroriste. Në prill 2014, Xi Jinping-u i dorëzoi personalisht flamurin kësaj njësie e dha udhëzime të rëndësishme. Gjatë 10 viteve të fundit, njësia ka kryer me besnikëri detyrat e saj dhe ka përfunduar me sukses një sërë detyrash në fusha si antiterrorizmi dhe ruajtja e qëndrueshmërisë, stërvitje e trajnime të përbashkëta dhe sigurimin e veprimtarive të mëdha, duke fituar më shumë se 20 kampionate e gara ndërkombëtare të forcave speciale.   (Fang Xiaoyu/Artan)