Filipinet duhet të kenë kujdes nga "kali i Trojës"
2024-04-08 18:49:31

foto nga VCG

foto nga VCG

Të dielën Shtetet e Bashkuara, Japonia, Australia dhe Filipinet zhvilluan stërvitjen e parë të përbashkët detare në Detin e Kinës Jugore. Mediat filipinase e bënë të qartë se qëllimi i kësaj "shfaqjeje të përbashkët" të fuqisë ushtarake të katër vendeve është që ato të kontrollojnë dhe të balancojnë Kinën. Në të njëjtën ditë, Komanda e Zonës Jugore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës organizoi një patrullim të përbashkët luftarak detar dhe ajror në Detin e Kinës Jugore.

Filipinet flasin për arritjen e paqes rajonale, por veprimet e tyre reale kanë qëllim për të krijuar konfrontim dhe konflikt. Arsyeja kryesore pas kësaj është nxitja dhe mbështetja e forcave të jashtme si ShBA-ja.

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Filipineve Ferdinand Romualdez Marcos deklaroi se miqtë nga jashtë Filipineve "kanë ofruar të na ndihmojnë dhe të plotësojnë nevojat e Filipineve". Në përgjigje të një deklarate të tillë qesharake, analistët thanë me sarkazëm se "Filipinet nuk janë një bukuri që rrezaton një hijeshi të pakufishme" dhe se këto vende perëndimore nuk kanë si synim "miqësinë apo dashurinë" me Filipinet.

Kryetarja e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Filipineve Imee Marcos e kupton qartë këtë. Ajo vuri në dukje se pranimi i kontributeve të mbrojtjes dhe sigurisë detare nga ana e qeverisë së Filipineve nga ShBA-ja dhe Perëndimi është i barabartë me "mirëpritjen e shumë kuajve të Trojës që përmbajnë ndërhyrje të huaja", gjë që mund të çojë në konflikte afatgjata. Ajo u shpreh se "në konfliktin tonë detar me Kinën, emocionet dhe jo arsyeja kanë mbizotëruar, gjë që do të na çojë në një rrugë të rrezikshme." Për këtë qëllim, ajo i kërkoi qeverisë filipinase të mos angazhohet në çështje detare me Kinën dhe të nxitë mirëkuptimin e ndërsjellë. Kjo është në përputhje me qëndrimin politik të shumë vendeve të ASEAN-it.

foto nga VCG

foto nga VCG

Që nga fillimi i prillit, vendet e ASEAN-it kanë nisur një valë vizitash në Kinë. Vizitat intensive nga vendet e ASEAN-it janë një pasqyrim i vërtetë i marrëdhënieve të vazhdueshme më të ngushta midis Kinës dhe ASEAN-it. Si rezultat, publiku ka parë një skenë të tillë: nga njëra anë, shumica e vendeve të ASEAN-it janë të përkushtuara për ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë në rajon dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit ekonomik; nga ana tjetër, me nxitjen dhe mbështetjen e fuqive të jashtme, Filipinet po dëmtojnë situatën në Detin e Kinës Jugore, gjë që është në kundërshtim me aspiratat e të gjithë rajonit.  

Filipinet janë Filipinet e Azisë dhe të ASEAN-it. Ato duhet të kthehen në familjen e Azisë Juglindore, të ndjekin prirjen e historisë, t'i përmbahen pavarësisë strategjike dhe të ruajnë paqen e qëndrueshmërinë rajonale. Provokimet e tyre të ndryshme për çështjen e Detit të Kinës Jugore janë të destinuara të dëmtojnë vetë Filipinet dhe të mos sjellin asnjë përfitim.    (Fang Xiaoyu/Artan)