Ministri i Jashtëm i Kinës takon princeshën tajlandeze Sirindhorn në Pekin
2024-04-08 20:13:32

foto nga MPJ

foto nga MPJ

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua me princeshën Maha Chakri Sirindhorn të Mbretërisë së Tajlandës të hënën në Pekin. 

Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe viti i ardhshëm do të jetë 500-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Tajlandës, tha ministri Wang. 

Ai u shpreh se të dy vendet përballen me mundësi të reja historike në zhvillimet e tyre përkatëse të modernizimit dhe ndërtimin e një komuniteti Kinë-Tajlandë me një të ardhme të përbashkët.

Kina ka mbetur partnerja më e madhe tregtare e Tajlandës për disa vite radhazi dhe së fundmi është bërë burimi më i madh i investimeve të huaja në Tajlandë, tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë midis dy palëve po merr vrull dhe ka potencial të madh.

Në ditën e parë që heqja e ndërsjellë e vizave midis Kinës dhe Tajlandës hyri në fuqi, numri i të ardhurve në të dy vendet së bashku i tejkaloi 20 000, duke treguar perspektiva të mëdha për shkëmbime kulturore, vuri në dukje ai.

foto nga VCG

foto nga VCG

Wang Yi tha se mbi 50 vizitat e princeshës Sirindhorn në Kinë përshkruajnë gjallërisht afërsinë midis Kinës dhe Tajlandës, duke luajtur një rol demonstrues dhe udhëheqës në promovimin e miqësisë.

Kina vlerëson miqësinë e saj tradicionale me familjen mbretërore tajlandeze dhe është e gatshme të punojë së bashku me Tajlandën për të zbatuar konsensusin e arritur në nivelet më të larta të të dy vendeve, duke promovuar progres të vazhdueshëm në ndërtimin e një komuniteti Kinë-Tajlandë me një të ardhme të përbashkët, tha ai. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga ana e saj, princesha Sirindhorn tha se familja mbretërore vlerëson miqësinë midis Tajlandës dhe Kinës.

Tajlanda është e gatshme të shfrytëzojë rastin e 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm për të forcuar më tej bashkëpunimin praktik me Kinën në fusha të tilla si shkenca dhe teknologjia, bujqësia, arsimi dhe të tjera, duke promovuar vazhdimisht mirëkuptimin dhe afërsinë e ndërsjellë midis popujve të dy vendeve, tha princesha Sirindhorn.  (Fang Xiaoyu/Artan)a