Ekspertët evropianë: Historia flet vetë
2024-04-08 14:59:06


Profesor Anthony Carty / foto nga "law.bit.edu.cn"

Pak kohë më parë, Anthony Carty, studiues i famshëm britanik i ligjin ndërkombëtar, botoi librin "Historia dhe Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore". 

Pas studimeve mbi dhjetë vjeçare për ishujt e Detit të Kinës Jugore, në arkivat kombëtare të Francës, Britanisë dhe SHBA, dhe në bazë të historisë dhe të teorisë ligjore, autori e bën të qartë përkatësinë e sovranitetit të ishujve në këtë hapësirë detare, duke u dhënë materiale të rëndësishme historike dhe dëshmi të ligjit ndërkombëtar, studimeve rreth sovranitetit të ishujve. 

Ky libër ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe personalitete mediatike evropiane.

Marjana Doda, analiste politike e Shqipërisë, në një shkrim u shpreh se: "Kina e di që mënyra më e mirë për të trajtuar mosmarrëveshjet detare, është t'i vendosë ato në prapavijë, të ndjekë zhvillimin e përbashkët dhe të ruajë paqen rajonale. Mesa duket, Filipinet kanë marrë garanci nga aktorë jashtë rajonit, për provokimin e palëve në konflikt. Nga ana tjetër, qeveria e SHBA përdor Traktatin e Mbrojtjes Reciproke SHBA - Filipine, për të kërcënuar dhe detyruar Kinën, duke rritur besimin dhe arrogancën e Filipineve, në shkeljet dhe provokimet e saj detare".

Në shkrimin e saj, Dr. Marsela Musabelliu, Drejtore Ekzekutive e Institutit Kërkimor për Globalizimin të Shqipërisë, tha se: "Në lidhje me mosmarrëveshjen për Detin e Kinës Jugore, të gjithë në Azi e pranojnë që Filipinet po përdoren nga SHBA. Ata kanë ushtruar një ndikim të madh në politikën e jashtme filipineze. Incidenti i ndalimit të anijes që po i referohemi, është pjesë e një situate më të gjerë gjeopolitike, në Detin e Kinës Jugore. Historikisht, sipas traktateve ndërkombëtare si Traktatet e Uashingtonit, Parisit, ose marrëveshjeve midis Anglisë dhe SHBA, në lidhje me territoret e Filipineve, Ren'ai bie dukshëm jashtë juridiksionit të Filipineve."

Martin Sörös, gazetar i lirë i Austrisë, tha se rezultatet studimore të Anthony Carty u nxorrën nga materialet historike të Britanisë, Francës dhe SHBA, gjë që pasqyron veçorinë profesionale të autorit, dhe rëndësinë ndërkombëtare të përfundimit të tij.

Anatol Caciuc, gazetar i Radios Kombëtare të Moldavisë tha se ndërmjet rezultateve studimore të librit "Historia dhe Sovraniveti i Detit të Kinës Jugore", atyre që u intereson situata në Detin e Kinës Jugore, do të mirëkuptojnë më mirë qëndrimin e Kinës në këtë sfond historik, që do të thotë "vendet që përfshihen në këtë mosmarrëveshje, nuk mund të dëmtojnë në asnjë mënyrë, territorin sovran të Kinës, si dhe interesat detare në Detin e Kinës Jugore, as ta pengojnë nëpërmjet ndërhyrjes së forcave të jashtme, zhvillimin nga Kina të burimeve detare në këtë hapësirë detare."

Tania Georgieva Glouhtcheva, gazetarja veterane e gazetës "Duma" të Bullgarisë, tha se për shkak të pozitës së veçantë gjeografike dhe burimeve të pasura të naftës e gazit natyror në Detin e Kinës Jugore, kjo hapësirë është bërë objekt lakmie i disa vendeve, por është e kotë, sepse në vitin 1974, Ministri i Jashtëm i asaj kohe, James Callaghan, kishte bërë një shënim në një dokument mbi mendimin ligjor për Ishujt e Detit të Kinës Jugore: "Këta ishuj i përkasin Kinës." 

Profesor Anthony Carty në një simpozium mbi librin "Historia dhe Sovraniveti i Detit të Kinës Jugore" / foto nga "law.bit.edu.cn"

Urusov Volodymyr, profesor historie i Universitetit Kombëtar të Kievit, është i mendimit se libri "Historia dhe Sovraniveti i Detit të Kinës Jugore" ka rëndësi të madhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, për stabilizimin e këtij rajoni, dhe për përpjekjet e këtij vendi për arritjen me vendet përkatëse të "Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore". "Njëkohësisht, shohim se sovraniteti i padiskutueshëm i Kinës mbi ishujt e Detit të Kinës Jugore, vërtetohet në dokumentin historik të vetë Britanisë."

Sylwester Szafarz, ekspert polak mbi çështjen e Kinës dhe ish-Konsull i Përgjithshëm i Polonisë në Shangai, tha në një shkrim se sovraniteti i ishujve i përket Kinës përgjithmonë. Çështja e Detit të Kinës Jugore është shfrytëzuar në mënyrë të "paarsyeshme" dhe "agresive" nga SHBA dhe aleatët e saj. Rryma e re kundër Kinës, e nisur nga SHBA-ja, ka acaruar tensionet ndërkombëtare, jo vetëm në Detin e Kinës Jugore, por edhe në Azi-Paqësorin dhe mbarë globin. Kjo nuk është në dobi të zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane. (Wang Lei/ Elona)