Pusi i parë shkencor gjeotermik i Kinës që arrin 5200 metra thellësi
2024-04-08 20:26:56

foto nga CMG

foto nga CMG

Pusi i parë i kërkimit shkencor gjeotermik ultra të thellë i Kinës, Fushenre-1, pritet të arrijë një thellësi nëntokësore prej 5 200 metrash të hënën, duke vendosur një rekord të ri për pusin më të thellë të eksplorimit gjeotermik në vend. 

Projekti i shpimit të pusit udhëhiqet nga kompania "Sinopec", një nga ndërmarrjet më të mëdha të përpunimit të naftës dhe petrokimike në Kinë. Projekti filloi në shtator të vitit të kaluar në qytetin Haikou të provincës Hainan të Kinës Jugore.

foto nga people.cn

foto nga people.cn

I ndodhur në majë të një prej katër brezave kryesorë gjeotermikë me temperaturë të lartë në botë përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, Haikou karakterizohet nga aktivitet intensiv vullkanik modern dhe është i pasur me burime të thella gjeotermale. Ndërsa zhvillimi i burimeve gjeotermale të Kinës është fokusuar kryesisht në burime të cekëta, pusi Fushenre-1 përfaqëson përpjekjen e parë të vendit në eksplorimin e energjisë gjeotermale me temperaturë të lartë në një thellësi prej 5 000 metrash, tha kompania.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke marrë parasysh temperaturat e larta në shtresën e synuar dhe gërryerjen e fortë të shtresave gjeologjike, pusi përballet me disa sfida. Ekipi i eksplorimit përdori teknologjinë e "shpimit me lëvizje të dyfishtë dhe rrymës me presion të lartë", përdori përshpejtuesit e integruar të ndikimit të përbërë për të rritur shpejtësinë e shpimit, mbylljen e përforcuar për të parandaluar shembjen e rrjedhjen dhe zgjodhi instrumente dhe mjete rezistente ndaj temperaturës së lartë. Ekipi i eksplorimit edhe mori masa paraprake kundër ngjitjes dhe rrjedhjes së tubit të shpimit, ndërsa siguroi që procesi i shpimit të ishte pa ndotje si zhurma dhe mbeturinat e shkëmbinjve.   (Fang Xiaoyu/Artan)