Kina trajton 5.19 milionë udhëtime hyrje-dalje gjatë festës Qingming
2024-04-08 10:55:50

Foto nga VCG

Agjencitë e inspektimit kufitar në të gjithë Kinën kanë trajtuar afro 5.19 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse gjatë festës treditore të Festës Qingming që përfundoi të shtunën.

Të dhënat u publikuan të dielën nga Administrata Kombëtare e Emigracionit (NIA), njofton “Xinhua”.

Mesatarja ditore e udhëtimeve hyrëse dhe dalëse u rrit në 1.73 milionë.

Sipas administratës, kjo është një rritje prej 69.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. (Fatosi)