Ministri:Subvencionet nuk janë arsyeja e avantazhit konkurrues të makinave elektrike kineze
2024-04-08 14:15:14

Foto nga VCG

Wang Wentao, Ministri i Tregtisë i Kinës, tha të dielën në Paris, se zhvillimi i shpejtë i makinave elektrike kineze (EV) është rezultat i risive të vazhdueshme teknologjike, si edhe i një sistemi të mirëvendosur të zinxhirit të furnizimit dhe konkurrencës në treg, jo i subvencioneve. 

Akuzat për "mbikapacitet" nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, janë të pabaza, tha ai. 

Duke vënë në dukje se zhvillimi i industrisë së makinave elektrike kineze, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe transformimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, Wang tha se qeveria kineze do të mbështesë në mënyrë aktive kompanitë, në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime.(Elona)