Xi Jinping-u takon kryetarin e Fondacionit "Merieux" të Francës dhe bashkëshorten e tij
2024-04-08 17:02:57

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën në Pekin me kryetarin e Fondacionit francez "Merieux", Alain Merieux, dhe zonjën e tij. 

Xi Jinping shprehu vlerësim për çiftin Merieux dhe Fondacionin "Merieux" për interesimin dhe mbështetjen e tyre afatgjatë për zhvillimin e marrëdhënieve kino-franceze dhe kujdesin shëndetësor në Kinë.

Ai theksoi se bota sot po përballet me ndryshime të mëdha të papara në një shekull dhe ka hyrë në një periudhë të trazuar kaosi. Shoqëria njerëzore jo vetëm që duhet të përballet me sfida shëndetësore, siç është epidemia e COVID-19, por edhe me konflikte gjeopolitike, si konflikti palestinezo-izraelit dhe kriza e Ukrainës. Kina gjithmonë ka mbrojtur paqen, jo luftën, ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës, ka promovuar paqen dhe ka nxitur ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës. Gjatë 60 viteve të fundit, breza njerëzish kanë trashëguar dhe zhvilluar marrëdhëniet Kinë-Francë dhe miqësia mes dy vendeve është bërë më e fortë me kalimin e kohës. Kina vlerëson miqësinë dypalëshe dhe është e gatshme të forcojë më tej shkëmbimet e nivelit të lartë dhe të intensifikojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Francën, për t'i çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel më të lartë. Prej kohësh Kina dhe Franca kanë zhvilluar një sërë bashkëpunimesh në fushën e shëndetësisë dhe kanë arritur rezultate të frytshme. Fondacioni "Merieux" është i mirëpritur të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Kinën.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Merieux shprehu mirënjohjen e tij për presidentin Xi Jinping që gjeti kohë për t'u takuar me të, pavarësisht programit të ngjeshur, gjë që pasqyron plotësisht miqësinë e tij me popullin francez dhe është diçka prekëse. "Lidhja dhe miqësia ime me Kinën filloi 46 vjet më parë. Gjatë viteve, gjithmonë i kam kushtuar vëmendje dhe kam admiruar zhvillimin dhe përparimin e Kinës. Fondacioni 'Merieux' do të vazhdojë të promovojë në mënyrë aktive miqësinë Francë-Kinë dhe bashkëpunimin shëndetësor”, u shpre zoti Merieux.    (Fang Xiaoyu/Artan)