Kina do të ndërtojë një fabrikë në Hainan që do të prodhojë një mijë satelitë në vit
2024-04-07 17:02:24

foto: VCG

foto: VCG

Provinca Hainan e Kinës Jugore po përgatitet të ndërtojë një strukturë të prodhimit të satelitëve, ndërsa qendra më jugore e raketave të Kinës po përgatitet për një numër në rritje të lëshimeve komerciale.

Pasi të ndërtohet, fabrika do të montojë satelitë në linja prodhimi të ngjashme me ato të një stabilimenti automobilash, duke ulur ndjeshëm koston e projekteve hapësinore dhe duke rritur industrinë hapësinore komerciale të Kinës.

"Prodhimi vjetor pritet të arrijë në 1.000 satelitë." - tha Liu Botao, inxhinieri kryesor i ndërtimit të aseteve fikse në Institutin e Pekinit për Inxhinierinë e Mjedisit të Anijeve Hapësinore.

Ekspertët nga institutet kombëtare të hapësirës ajrore dhe kompanitë hapësinore komerciale u mblodhën në Hainan për të diskutuar projektet e objektit, në mënyrë që të mund të kujdesen për sasitë e madhe të nisjeve komerciale në të ardhmen.

Satelitët zakonisht prodhohen një e nga një për një qëllim të planifikuar dhe shpesh përballen me kosto të lartë. Fabrika do të ndihmojë kompanitë private të dërgojnë satelitët e tyre në hapësirë me një çmim më të përballueshëm.

Për më tepër, fabrika do të ndërtohet pranë platformave të nisjes në qytetin Wenchang të Hainan-it Verilindor, duke ulur koston e transportit. (Li Huailiang/Edmond)