Vesa Luma (Foto nga instagram)
Për një kohë të gjatë, Vesa Luma u shkëput nga muzika sepse jetoi për disa vite në Zelandën e Re me bashkëshortin, këngëtarin Big Basta dhe djalin e tyre. Pas prezantimit në Festivalin e Këngës në Rtsh, si dhe koncertit recital, Vesa ka paralajmëruar për një kthim të fuqishëm në muzikë. Këngëtarja ka publikuar një video në ‘InstaStory’ ku paralajmëron se do publikojë projektin e saj të ri muzikor. Sipas këngëtares, kjo këngë do të jetë e potencialit të lartë.
“Çka keni me ‘ni’ së shpejti. S’kom me ju ‘lon’ rehat këtë vit. Po ju paralajmëroj… ‘jom kthy’ ALL IN. Kom me ju ‘shpërbly’ krejt dashninë edhe pritjen. Promise”, ka shkruar këngëtarja Vesa Luma në rrjetet e saj sociale. Vesa ka qenë dhe mbetet një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar, por me këtë rikthim ajo po i gëzon tejmase fansat e saj.